By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gastronomët shpresojnë për një pjesë të parave hungareze
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Gastronomët shpresojnë për një pjesë të parave hungareze
Ekonomi

Gastronomët shpresojnë për një pjesë të parave hungareze

admin
Last updated: 17/11/2024 15:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gastronomët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës kërkojnë që edhe ata të marrin një pjesë të parave nga kredia hungareze. Nga Shoqata e Gastronomëve thonë se gjithçka do të varet nga kushtet që do të vendosë shteti për të aplikuar, por presin që të mos lihen në harresë.

“Të gjitha hotelet që janë të aftë për kredi janë tashmë nëpër borxhe ndaj bankave dhe kanë disa kredi që i përdorin. Dhe kjo kredi që do të vijë në ndihmë të ekonomisë, do të jetë kredi që duhet të kthehet. Do të ketë grejs periudhë me kushte pak më të mira. Sektori punon, krijon, patëm sezon të mirë vitin e kaluar, edhe këtë vit sezoni ishte edhe më i mirë”, tha Kërste Bllazheski – kryetar i HOTAM.

Këto para do t’i përdornin për projekte infrastrukturore, rinovimin e objekteve, apo ndërtimin e objekteve të reja. Me këtë thonë shteti do ta ndihmojë drejtpërdrejt turizmin, i cili ende po e merr veten nga kriza e Covid-it dhe lufta në Ukrainë.

“Çdo gastronom që ka plan për të investuar dhe ka vlerë të shtuar plus në objektin e tij, apo në punën e tij, do të ketë përfitim, shpresoj se do të kemi përfitim me këtë, duke subvencionuar kompanitë dhe duke mundur të mbajmë punonjësit që i kemi edhe të kemi standard më të lartë”, u shpreh Musa Rashid-pronari i hotelit.

Mungesa e fuqisë punëtore mbetet problem serioz për shkak të largimit të punëtorëve të kualifikuar çdo verë, kryesisht në Kroaci, prandaj ata do t’i drejtonin ato para në paga më të larta për t’i mbajtur në shtëpi.

You Might Also Like

Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj

Nesër skadon TVSH-ja e ulët për karburantet, ndërsa KRE do të marrë vendim për çmimet e reja

741,446 turistë vizituan vendin në 7 muajt e parë të vitit

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet Maqedonia?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë – mediat sjellin detajet e para
Next Article Trajanovski: Rruga Kërçovë – Ohër do të asfaltohet edhe gjatë dimrit, janë furnizuar aditivë për punë në temperatura të ulëta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?