By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çrregullimet hormonale, Ahmeti: Ndikojnë gjumi, stresi apo kequshqyerja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çrregullimet hormonale, Ahmeti: Ndikojnë gjumi, stresi apo kequshqyerja
Maqedoni

Çrregullimet hormonale, Ahmeti: Ndikojnë gjumi, stresi apo kequshqyerja

admin
Last updated: 08/12/2024 19:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 dhjetor – Çrregullimet hormonale janë bërë një shqetësim i madh kohëve të fundit dhe trendi i rritjes së tyre lidhet me një sërë faktorësh, përfshirë stilin e jetesës, faktorët socio-ekonomikë dhe faktorët mjedisorë, ku bëjnë pjesë stresi kronik, ndotja e ajrit dhe ujit dhe kimikatet endokrine, mungesa e aktivitetit fizik, dietat e pashëndetshme etj, thonë endokrenologët.

Endokrenologu Irfan Ahmeti, thotë se në çrregullimin hormonal ndikojnë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Ndër faktorët e jashtëm, ai thekson ndikimin e ambijentit apo ndikimin e veseve të këqija, ku bëjnë pjesë edhe çrregullimi i gjumit, stresi apo kequshqyerja.

“Çrregullimi i ritmit të jetesës, qëndrimi zgjuar gjatë mbrëmjeve dhe gjumi gjatë ditës, bën çrregullimin e shumë hormoneve të ashtuquajtura hormone cirkardiare, do të thotë ditore të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në metabolizmin e mëtutjeshëm dhe nëse kemi një disbalans të hormoneve të tilla, bashkëngjitur këtu edhe stresi, jeta dinamike, kequshqyerja, mos-aktiviteti fizik, gjithë këto çojnë në shfaqen e çrregullimeve endocrine, të cilat pastaj mund të çojnë në sëmundje kronike.” – u shpreh Irfan Ahmeti, Endokrenolog.

Ndër shkaktarët e çrregullimeve hormonale, Ahmeti përmend edhe prezencën e theksuar të pesticideve tek produktet ushqimore, prandaj ai rekomandon shmangien nga tryezat tona të ushqimeve që kanë substanca kimike dhe përdorimin e ushqimit bio.

“Edhe pesticidet në shumë studime janë dëshmuar si shkaktarë të çrregullimeve hormonale dhe nxitës të çrregullimeve metabolike.” – thotë Ahmeti.

Çrregullimi i homeostazës me kalimin e kohës sjell në çrregullimin e metabolizmit, e që në endokrinologji diagnostifikohen si obeziteti dhe diabeti, të cilat janë dy sëmundjet më të shpeshta, thotë Ahmeti.

Ai njëherit nga sëmundjet më të shpeshta endokrine, i përmend edhe çrregullimet e gjëndrës tiroide, gjëndrës mbiveshkore, sindormin e ovareve policistike, që ndikon në shfaqen e probleme reproduktive tek gratë.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eurodeputetët: Zgjerimi i ri i BE-së asnjëherë më afër
Next Article Shteti harron personat me nevoja të veçanta, Bajramovska: Barazi edhe për kategori

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?