By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përdorimi i gjuhës shqipe nuk dëmton askënd!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Përdorimi i gjuhës shqipe nuk dëmton askënd!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Përdorimi i gjuhës shqipe nuk dëmton askënd!

admin
Last updated: 10/01/2025 11:06
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – Statusi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është i padefinuar zyrtarisht në Kushtetutën e vendit. Ka pasur debat të madh rreth asaj se a është gjuha shqipe zyrtare apo nuk është. Megjithatë, ky debat mori hov edhe më të madh ku me ndërrimin e pushteteve disa ministra maqedonas shprehën urrejtjen e tyre në mënyrë të hapur kundrejt gjuhës shqipe. E për këtë sigurisht që as partnerët e koalicionit nuk qëndruarn të heshtur, VLEN garantuan rregullimin e statusit të gjuhës shqipe zyrtarisht dhe jo siç është tani. Një gjë duhet ta theksojmë që gjuha shqipe nuk cenon asgjë, nuk është kundër maqedonasve dhe as kundër askujt tjetër, shkruan Zhurnal.

E thonë edhe maqedonasit që shqipja nuk dëmton maqedonasit asgjë –

Analisti politik Petar Arsovski ka komentuar së fundmi debatin mbi përfshirjen e gjuhës shqipe në licencat për kopshte, duke theksuar se, megjithëse nuk është jurist, sipas tij, nëse licencat për kopshte do të ishin të rregulluara në ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk do të kishte nevojë për një ligj të veçantë. Sipas tij, “frika e maqedonasve nga avancimi i gjuhës shqipe është pa baza të forta”.

“Pavarësisht nga argumentet ligjore që mund të thonë se cilat mund të mos qëndrojnë. Logjika politike që kur shqiptarët i marrin maqedonasit diçka është e gabuar, dhe kjo çon në teza shtesë mes dy etnive, sepse për momentin zgjidhja thotë që të shtohet gjuha shqipe në licencat për kopshte, jo të fshihet gjuha maqedonase. Pra, ajo frika e maqedonasve se kur shqiptarët të kenë një përdorim të avancuar të gjuhës sikur maqedonasit po humbasin diçka, kjo është ajo që na sjell në këtë seri lëvizjesh. Ky veprim në vetvete nuk mund të sjellë tensione të drejtpërdrejta etnike, por një në serinë e lëvizjeve që përkeqësojnë marrëdhëniet mes dy grupeve etnike, thotë analisti politik Petar Arsovski për KlanM.

Për Arsovskin, ky debat është pjesë e një konteksti më të gjerë, ku çdo çështje mund të përdoret për qëllime politike.

“Gjatë kësaj periudhe, çdo çështje do të përdoret nga partitë për qëllime politike, kjo është punë e partive. Mendoj se është e nevojshme të shikohet një kontekst më i gjerë i gjendjes së përgjithshme në vend dhe se si do të funksionojë më tej jeta e përbashkët dhe bashkëjetesa ndërmjet grupeve etnike por edhe presidentit dhe qeverisë, thotë analisti politik Petar Arsovski.

Arsovski theksoi se partitë politike kanë interes të përdorin çështje të tilla për të përfituar, por është e nevojshme të shikohet më thellë se si këto lëvizje mund të ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm të vendit dhe marrëdhëniet etnike. 

Në çfarë gjendje është gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut?

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është në një gjendje “letargjie”, që nuk respektohet edhe nga ata që e përdorin e kanë gjuhë amtare e lëre më nga pala tjetër. Për zyrtarizmin e gjuhës shqipe shpesh herë është festuar me shampanjë, dhe pas kësaj ka ngelur vetëm shkuma e shampanjës sepse asgjë tjetër konkrete nuk është vërejtur në praktikë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Megjithatë, ekziston një ligj i cili është i njohur si “Ligji për përdorimin e gjuhëve”, për të cilin ligj nuk mbeti parti shqiptare pa u krenuar se kanë qenë shkaktar për sjelljen e këtij ligji. Por, edhe pas kalimit të këtij ligji pothuajse asgjë nuk ndryshoi për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në nivel republikan. Por, këto “bajraktarët” e zëshëm dikur ranë në gjumë dhe nuk po interesohen për ata se si po rrjedhë zbatimi i këtij ligji në praktikë.

Sa zbatohet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në RMV?

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të cilit gjuha shqipe fiton një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, edhe pasi ka hyrë në fuqi përballet me shumë vështirësi që të zbatohet në praktikë. Të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë Ligjin për gjuhët mbeten të pandëshkuar si rrjedhojë e pasivitetit të inspektoratit për këtë çështje, përkatësisht për dënimin e shkelësve të këtij ligji.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përderisa nga Agjencia për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë bërë të ditur se në mbi 90 për qind të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, dygjuhësia nuk zbatohet siç përcaktohet në ligj. Përpos, kësaj Agjencie, është themeluar edhe Inspektorati për zbatimin e gjuhës shqipe, institucion të cilin e drejton një shqiptar, nuk ka arritur t’i fut në funksion mekanizmat për gjobitje të atyre institucioneve që nuk e respektojnë ligjin. Me fjalë të tjera gjuha shqipe ndodhet larg realiteti të zyrtarizmit e aq më pak zbatimit të saj në praktikë.

Kujtojmë që, gjendja e statusi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë asnjëherë, madje çka mund të ndodhë është vetëm “përdhosje” edhe më e ulët, me këtë kastër të pa unifikuar që interesin kolektiv e sakrifikojnë për një interes personal partiak e klanor. Politikanë të pa përgjegjshëm, që nuk brengosen për elementin kryesor të një kombi “gjuhën”, kjo dëshmon se edhe gjatë kohë gjuha shqipe do të jetë në këtë gjendje të turpshme, dhe e e pa zyrtarizuar e pa zbatuar. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article FSHF rinovon kontratën e trajnerit Alban Bushi
Next Article Nikolloski: Nga Shkupi deri në Paris linjë e re ajrore me kompaninë ajrore Izixhet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?