By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t’u përfshirë nga flakët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t’u përfshirë nga flakët
Showbizz

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t’u përfshirë nga flakët

admin
Last updated: 10/01/2025 15:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zona ku jetojnë familja Kardashian është në rrezik të madh pasi zjarret masive vazhdojnë të shkatërrojnë Los Angelesin, duke përfshirë edhe shtëpitë luksoze të yjeve të Hollywoodit që po shuhen në pluhur.

Edhe Kardashianët mund të humbasin vilat e tyre në Hidden Hills dhe Calabasas, që ndodhen vetëm gjashtë milje larg njëra-tjetrës, ndërkohë që një zjarr i ri apokaliptik, i quajtur “Kenneth Fire”, kërcënon të përfshijë këto lagje të dëshiruara.

Sipas raportimeve të fundit, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një person që ka vënë flakën, i cili u arrestua nga policia të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Khloe Kardashian, e cila bashkë me familjen e saj ka dhuruar ushqime për familjet e afektuara, shprehu zemërimin e saj ndaj personit përgjegjës për zjarrin në një postim në Instagram, ku ndau me ndjekësit e saj një video nga News Nation.

“Jeni të sëmurë, po ju uroj të ndiqeni me të gjitha pasojat!”, shkroi Khloe, duke shtuar: “Çfarë nuk shkon me njerëzit?! Zjarri i qëllimshëm! Të dënoheni me çdo kusht! Çfarë plehra!”.

Khloe gjithashtu ndau një histori nga motra e saj, Kourtney, ku ajo kërkonte lutje për “mbrojtje dhe paqe” në këtë kohë të vështirë.

Khloe dhe familja e saj janë duke ndihmuar aktivisht reaguesit e parë që po luftojnë me zjarret shkatërruese që po përhapen në Los Angeles.

Të enjten, faqja e Instagramit e restorantit Carousel — një restorant armeno-libanes — ndau me ndjekësit fotografi të ushqimeve që ata shpërndanë për zjarrfikësit, financuar nga familja Kardashian.

Carousel, me degë në Glendale dhe Hollywood, është një restorant i preferuar i familjes Kardashian/Jenner.

Në disa nga fotot e shpërndara nga restoranti, zjarrfikësit po mbajnë kutitë me ushqime dhe një faturë që tregon se totali i porosisë ishte 2,505.43 dollarë (2,432.50 euro).

“Ne me krenari shpërndamë ushqime për disa stacione zjarrfikësish sot. Falënderojmë anëtarët e linjës së parë për përkushtimin e tyre ndaj komunitetit. Falenderim të veçantë për familjen Kardashian për financimin e ushqimeve — bujarësia juaj nuk ka kufij”.

Restoranti etiketoi në postimin e tij Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Kendall Jenner, Rob Kardashian dhe Kris Jenner.

Ndërkohë, Paris Hilton ka bërë të ditur se shtëpia e saj u djeg gjatë zjarreve katastrofike në Kaliforninë Jugore.

Kjo ka ndodhur vetëm një ditë pasi 43 vjeçarja, konfirmoi se kishte parë shtëpinë të “digjej deri në themel në një transmetim live në televizion”.

Ajo e kishte blerë këtë rezidencë dykatëshe në vitin 2021 për $8.4 milionë dhe ishte ndodhur afër plazhit La Costa.

Shumë yje të tjerë të Holllywoodit janë kërcënuar me humbje të shtëpive nga zjarret masive që kanë përfshirë vendin këto ditë. 

You Might Also Like

Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali

Labi mban premtimin, dhuron 4 mijë euro për Roelin, 2Ton kontribuon me 1 mijë euro

Partnerja e Phil Foden nxjerr në shitje fanellat e Anglisë pas përjashtimit të tij nga Botërori

Dalje e rrallë për Jennifer Garner dhe John Miller, çifti shijon një shëtitje romantike në Los Angeles

Morgan Freeman bën një kthesë të papritur në karrierë, debuton në muzikë me një album blues

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor
Next Article Haxhiu: Kryeprokurori e di cili kryeministër është intervistuar në zyrën e tij, por nuk po flet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?