By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Proitestë e të punësuarve në administratën publike, paralajmërohet protesta edhe për ditët në vijim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Proitestë e të punësuarve në administratën publike, paralajmërohet protesta edhe për ditët në vijim
Maqedoni

Proitestë e të punësuarve në administratën publike, paralajmërohet protesta edhe për ditët në vijim

admin
Last updated: 14/01/2025 13:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 janar – Të punësuarit të disa ministraive, Entit Shtetëror të Statistikave dhe Arkivit Shtetëror sot kanë mbajtur protestë paralajmëruar duke kërkuar nënshkrim të marrëveshjeve kolektive dhe pagesë të 30 për qind të shtesave të pagave. Në protestë kanë dalë punonjësit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Transformimit Digjital, për Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Drejtësisë, Kulturës dhe Turizmit, Ekonomisë dhe Punës dhe Transportit.

Protesta, siç deklaroi kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Tërpe Deanoski, do të vazhdojnë çdo ditë nga ora 11 deri në 11:30, ndërsa të premten nga 11 deri në 12 do të mbahet protestë para Ministrisë së Financave.

“Fillojmë sot sepse po mbahet seanca e Qeverisë dhe apelojmë që në seancën e sotme të Qeverisë të vendoset një pikë në rend dite, e cila do të gjejë mënyrën për të siguruar mjete nga buxheti për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar të punonjësve. Në periudhën e kaluar që nga zgjedhja e Qeverisë së re kemi pasur takime pothuajse me të gjithë ministrat dikasterialë dhe përmes negociatave me ta kemi përgatitur bashkërisht një Propozim – Marrëveshje kolektive, të cilat më pas i janë dërguar Ministrisë së Financave me mbështetjen e ministrave dikasterialë. Këto Propozim – Marrëveshje kolektive janë dorëzuar në Ministrinë e Financave para miratimit të Buxhetit të vitit 2025, por për arsye të pakuptueshme Ministria e Financave nuk ka miratuar mjete për nënshkrimin e tyre”, tha Deanoski në protestën para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Vlera e pagave të të punësuarve në institucionet që sot protestojnë, siç theksoi Deanoski fillojnë nga 25.010,00 denarë.

“Paga mesatare në këto institucione është rreth 29.000.00 denarë, ndërsa paga e paguar mesatare në nivel të shtetit arrin  42.124,00 denarë. Shtesën që e kërkojmë prej 30 për qind do të thitë se të punësuarit do të merrnin 6.000 denarë rritje të pagave, por edhe krahas kësaj, të gjithë të punësuarit sërisht do të jenën nën pagën mesatare të shtetit. Kjo kërkesë e jona është e vjetër më shumë se katër vjet. Për këtë shtesë të pagave kemi protestuar disa vite, por për fat të keq, asnjë qeveri deri më tani nuk ka dalë në vigjilje të kërkesave tona”, nënvizioi Deanoski.

Ai tha se ndonëse nuk ka asnjë pengesë kushtetuese apo ligjore për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në asnjë institucion, qëllimi i tyre nuk është që të dëmtojnë buxhetin e shtetit, por “të gjejnë mjete për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive përmes dialogut me Qeverinë”.

Lidhur me grevën e punëtorëve në Prokurorinë e Shtetit që filloi më 8 janar, kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së tha se nuk ka asnjë ndryshim.

“Dje patëm sërish negociata me avokatin e shtetit. Ndryshimi i vetëm është që punonjësit marrin zgjidhje me çka u ulet paga për 40 për qind gjatë grevës. Momentalisht e kanë marrë vetëm kolegët nga Tetova, pasi atje greva ka filluar më herët. Të njëjtat zgjidhje tani janë duke u përgatitur për të gjithë punëtorët që janë në grevë”, shtoi Deanoski. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hiqet ndalesa për kamionë në Pletvar
Next Article LSDM pohon se rruga e shpejtë Gradsko – Drenovë mbi 92 për qind është realizuar prej tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?