By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli aprovon marrëveshjen për armëpushim në Gaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli aprovon marrëveshjen për armëpushim në Gaza
Bota

Izraeli aprovon marrëveshjen për armëpushim në Gaza

admin
Last updated: 18/01/2025 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qeveria e Izraelit e ka aprovuar marrëveshjen e re për armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve, duke i hapur rrugë që ajo të hyjë në fuqi të dielën.

Vendimi ka ardhur pas disa orësh diskutimi që ka vazhduar gjatë natës. Dy ministra kanë votuar kundër.

Kabineti i sigurisë ka rekomanduar paraprakisht ratifikimin e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes, 33 pengje izraelite që mbahen nga Hamasi do të shkëmbehen me qindra të burgosur palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. Kjo do të jetë faza e parë që do të zgjasë gjashtë javë.

Forcat izraelite do të tërhiqen nga zonat e populluara të Gazës, palestinezët e zhvendosur do të lejohen të rikthehen nëpër shtëpi dhe qindra kamionë ndihma do të lejohen në territor çdo ditë.

Negociatat për fazën e dytë – që do të përfshijë lirimin e pengjeve të mbetura, tërheqjen e plotë të trupave izraelite dhe rikthimin e qetësisë – do të fillojnë në ditën e 16-të.

Faza e tretë dhe e fundit do të përfshijë rindërtimin e Gazës dhe rikthimin e trupave të mbetur të pengjeve.

Katari ka thënë se pengjet që do të lirohen në fazën e parë do të përfshijnë gratë civile, ushtaret, fëmijët dhe të moshuarit, të sëmurit dhe civilët e plagosur.

Izraeli ka thënë se tri pengje priten të lirohen në ditën e parë të armëpushimit.

Mbi 46,870 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në tetor 2023. Shumica nga 2.3 milionë e popullsisë janë zhvendosur, vendi është shkatërruar dhe ka mungesa të mëdha të ushqimit, naftës, barnave dhe strehimit.

You Might Also Like

Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë

Tajani: Të mbrojmë kufijtë tanë së bashku dhe të forcojmë Frontex-in

Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Barcelona i ofron kontratë afatgjate Arauhos, deri më 2030
Next Article Komunikacioni zhvillohet në rrugë me lagështirë, mjegull në Prilep, Makedonski Brod dhe Pletvar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?