By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rikthimi i energjisë bërthamore/ Studimi: Prej krizës klimatike kërkohet prodhim energjie pa shkaktuar emetime të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rikthimi i energjisë bërthamore/ Studimi: Prej krizës klimatike kërkohet prodhim energjie pa shkaktuar emetime të larta
Bota

Rikthimi i energjisë bërthamore/ Studimi: Prej krizës klimatike kërkohet prodhim energjie pa shkaktuar emetime të larta

admin
Last updated: 18/01/2025 10:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë nevojë të jashtëzakonshme për energji.

Por për shkak të krizës klimatike, kërkohen energji që prodhohen pa shkaktuar emetime të larta. Kjo është arsyeja pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Paris parashikon një rilindje të energjisë bërthamore.

Sipas IEA-së prodhimi i energjisë elektrike nga flota botërore prej gati 420 reaktorësh bërthamorë do të arrijë një nivel të ri rekord këtë vit.

Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

IEA parashikon që deri në vitin 2025 prodhimi i përgjithshëm i energjisë bërthamore do të arrijë rreth 2,900 teravat në orë. Kjo përbën rreth gati dhjetë për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, termocentralet bërthamore kanë prodhuar në vitin 2023, 2,742 teravat orë dhe në vitin 2024, 2,843 teravat orë.

Këtë vit prodhimi i energjisë bërthamore do të jetë “më i larti në histori”, tha shefi i IEA-s, Fatih Birol për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne po hyjmë në një epokë të re të energjisë bërthamore.”

Në mbarë botën janë në ndërtim e sipër reaktorë me kapacitet 70 gigavat. Interesi për energjinë bërthamore është më i madh sesa ka qenë që nga kriza e naftës në vitet 1970. Më shumë se 40 vende po përpiqen të zgjerojnë kapacitetet e tyre për prodhimin e energjisë bërthamore, tha IEA./ DW

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ja si ndikojnë pijet energjike në enët e gjakut
Next Article Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Nisin hetimet për pesë persona, bllokuan rrugën për qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?