By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Do të ndërtohet objekt i ri i shkollës tekstile në Tetovë, planifikohet të kushtojë 5 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Do të ndërtohet objekt i ri i shkollës tekstile në Tetovë, planifikohet të kushtojë 5 milionë euro
Arsimi dhe ShkencaMaqedoniTOP LAJM

Do të ndërtohet objekt i ri i shkollës tekstile në Tetovë, planifikohet të kushtojë 5 milionë euro

admin
Last updated: 19/01/2025 09:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 19 janar – Shkolla e mesme tekstile ‘Gjoce Stojçeski’ në Tetovë do të bëhet me objekt të ri, ndërtimi i të cilit do të kushtojë pesë milionë euro. Megjithatë datë konkrete për dinamikën e punimeve nuk ka sepse ende nuk është nënshkruar marrëveshje me realizuesin e punimeve.

Shumica e mjeteve për këtë projekt janë siguruar nga Qeveria e RMV-së.

Nga Komuna e Tetovës sqaruan se ky projekt është projekti më i madh i kësaj thirrje në vlerë totale prej 5 milionë euro apo 308 milionë denarë e cila gjithashtu do të realizohet në dy faza ku për fazën e parë janë siguruar 148,540,166 den nga mjetet e Qeverisë për investime kapitale për komunat ndërsa 2,263,617denarë nga buxheti i Komunës së Tetovës.

“Për këtë fazë jemi në periudhë tenderimi dhe dinamika do të dihet me nënshkrimin e marrëveshjes me realizuesin dhe pritet të jetë deri në fund të verës së këtij viti. Ndërsa sa i përket fazës së dytë është përfshirë në paketën e projekteve që do të aplikojmë te thirrja e qeverisë për investime kapitale për komunat për vitin 2025”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Lidhur me këtë projekt ka folur edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti gjatë një vizite në Tetovë.

“Edhe një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për Tetovën, në përputhje me Programin për shfrytëzimin e mjeteve kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për projekte infrastrukturore në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024, për të cilin janë ndarë mjete për realizim, është projekti për Ndërtimin e objektit krejtësisht të ri për shkollën e mesme teknike Gjoce Stojçevski. Objekti është planifikuar të jetë përdhesë plus dy kate”, tha Mexhiti.

Përkrahje ndaj këtij projekti kanë dhënë edhe këshilltarët e opozitës në Këshillin Komunal të Tetovës.

Liridon Disha nga BDI tha se me votimin e buxhetit ne Komunën e Tetovës e kemi përkrahur ndërtimin e shkollës së re Tekstile në Tetovë, edhe pse ajo nuk ndërtohet nga buxheti vetanak i Komunës, por me mjete të destinuara nga Qeveria.

“Ne në vazhdimësi kemi përkrahur çdo tentativë për ndërtim dhe zhvillim të qytetit, edhe pse për 3 vjet e gjysmë sa Bilall Kasami është në pushtet lokal, ato kanë qenë thuaj se inekzistente”, tha Disha.

Ndryshe, thirrja për ndërtimin e këtij objekti është publikuar më 27 dhjetor 2024 ndërsa është e hapur deri më 27 janar 2025.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot
Next Article Çfarë do të kreditojë vendi me 250 milionë eurot e Hungarisë?!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?