By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia shpartalon bandën e drogës, janë arrestuar 10 persona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Policia shpartalon bandën e drogës, janë arrestuar 10 persona
Kronika

Policia shpartalon bandën e drogës, janë arrestuar 10 persona

admin
Last updated: 19/01/2025 16:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me urdhër të Prokurorit publik për ndjekje të krimit të organizuar është zhvilluar aksion i koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Janë kryer bastisje në 20 lokacione në Shkup dhe një në Gjevgjeli. Gjatë bastisjeve, janë gjetur dhe konfiskuar disa mjete të cilat lidhen me shitjen e drogës dhe substancave narkotike. Nga liria janë privuar 10 persona për të cilët ekziston dyshim i bazuar se janë anëtarë të grupit kriminel, i cili tanimë një periudhë të gjatë kryen vepra penale për tregti me drogë dhe mjete narkotike. Siç njoftojnë nga MPB, anëtarët e grupit kriminel, kanë shpërndarë dhe organizuar shitje në rrugë të substancave narkotike.

“Janë kryer bastisje te 16 persona në gjithsej 21 lokacione të ndryshme në Shkup dhe Gjevgjeli. Gjatë bastisjeve, janë gjetur dhe konfiskuar numër i madh i pajisjeve për të cilat do të kryhet inspektim forenzik. Mes gjërave të gjetura dhe konfiskuara, janë dhe paketime të mëdha dhe të vogla me materie pluhuri”, tha Goce Andreevski – Zëdhënës i MPB-së.

Nga Prokuroria njoftojnë se duke pasur parasysh veprën për të cilën ngarkohen, deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale, kanë kërkuar masën e paraburgimit për 10 persona. Nga 14 të dyshuarit njëri tanimë është në paraburgim e tre të tjerë nuk janë të kapshëm për organet e rendit. Nga Prokuroria njoftojnë se aktivitetet nga ky aksion ende vazhdojnë. Nga operacioni i djeshëm e që nuk përmendet as në njoftimin e Prokurorisë e as të policisë, është sekuestruar edhe telefoni i një punonjësi të lartë policor, i cili dyshohet se ka shpërndarë informacione lidhur me klanet Baron, Bellanoca, Gërçec dhe Shtekli. Ditë më parë në Gjevgjeli në afërsi të një hoteli, në tentim për t’u arratisur, u arrestua Rade Trajkovski Shtekli, i dyshuar si udhëheqës i këtij klani të drogës. Tek Shtekli janë gjetur dhe janë konfiskuar, 325,000 denarë dhe 3995 euro, katër vetura, 12 celularë, një revole Zoraki 9mm dhe 22 plumba, fara të panjohura bimësh, materie e panjohur me ngjyrë të gjelbër e gjëra të tjera. Shtekli për policinë është i njohur që nga viti 2011 kur u arrestua në Greqi si i dyshuar në Itali për kurdisjen e ndeshjeve të futbollit. Më pas u ekstradua në Itali, ku u gjykua për rastin. Emri i Rade Trajkovskit disa herë është përmendur në raste serioze kriminale. Jozyrtarisht, është përmendur edhe në vrasjen e futbollistit të ri Martin Janushev, për çka u shpall fletarrest ndërkombëtar. Në vitin 2021, Shtekli u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në Maqedoni, ku vuajti gjashtë muaj burg për vepër tjetër sepse për rastin me Janushev, nuk u gjetën prova. Në nëntor të vitit të kaluar u hodh bombë eksplozive në oborrin e shtëpisë së Shteklit në Keramidnicë të Shkupit, ndërsa nga shpërthimi morri vetëm lëndime. Një vit më parë, Shtekli u plagos me armë zjarri në një qendër tregtare.

You Might Also Like

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Përleshje masive me thika në Kërçovë: Arrestohen 9 persona

Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

Rrihet pastruesi i shkollës në Dobridoll

Gostivar: Arrestohen 4 persona për vozitje pa patentë shoferi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sa duhet të keni pagën për të qenë i lumtur? Ky është sekreti që ekspertët nuk duan ta dini!
Next Article MPB-ja apelon për kujdes ndaj mashtrimeve me sms porosi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?