By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB-ja apelon për kujdes ndaj mashtrimeve me sms porosi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB-ja apelon për kujdes ndaj mashtrimeve me sms porosi
Maqedoni

MPB-ja apelon për kujdes ndaj mashtrimeve me sms porosi

admin
Last updated: 19/01/2025 16:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 janar – “Posta e Maqedonisë së Veriut; Dorëzimi nuk do të bëhet për shkak të adresës postare të pasaktë, informacioni i adresës së kodit postar konfirmohet brenda 24 orëve.”

Kjo porosi SMS e rrejshme që ka pranuar një qytetar, është vetëm një nga llojet e porosive që kohëve të fundit arrijnë në numrat e telefonit të qytetarëve të vendit. Pas njoftimit fillestar porosia SMS kërkon që të klikohet në linkun që ka arritur si njoftim ku thuhet;
“Kopjo linkun dhe më pas hape në Safari”

Dhe pikërisht këtu fillon edhe kërkimi i të dhënave personale, si numri amë dhe të dhënat e adresës.
Për këtë lloj mashtrimi online që më pas mund të keqpërdorën të dhënat personale, Ministria e Punëve të Brendshme, alarmoi qytetarët që të kenë kujdes kur pranojnë këto lloj porosish.

“Këto mashtrime, të cilat janë bërë gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit, synojnë të manipulojnë qytetarët dhe të marrin të dhëna të besueshme ose mjete financiare. Mashtruesit më shpesh paraqiten si përfaqësues të bankave, institucioneve publike ose kompanive për të mashtruar viktimat. Sektori i krimit kompjuterik kreu kontrolle në lidhje me mashtrimet telefonike dhe konstatoi se mund të përdoren mjete të shumta për të manipuluar thirrjet”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit të MPB-së, mashtruesit e këtyre skemave përdorin disa metoda për të mashtruar qytetaret dhe atë. Shërbimet VoIP: Shërbimet përmes internet me zë që i lejojnë përdoruesit të bëjnë thirrje përmes internetit. Aplikacioni i mashtrimit si “SpoofCard që lejojnë përdoruesit të ndryshojnë Caller ID-në. Sistemet PBX, që përmes numrave të ndryshëm dhe të modifikojnë Caller ID-në dhe Ndërrimi i SIM: I cili u referohet teknikave mashtruese ku sulmuesit transferojnë numrin e viktimës në një SIM kartelë për të përgjuar telefonatat dhe mesazhet. MPB-së apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur marrin telefonata nga numra të panjohur ose nga numra që paraqiten si institucione të besuara dhe asnjëherë të mos ndahen informacionet personale, informacionet bankare ose fjalëkalimet përmes telefonit. Ndërsa shtojnë që nëse ndonjë qytetarë ka qenë viktimë e një mashtrimi të tillë, rasti të denoncohet në stacionin më të afërt të policisë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Policia shpartalon bandën e drogës, janë arrestuar 10 persona
Next Article Para nisjes së gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët apelojnë për kujdes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?