By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujqit në rajonin e Tetovës ende nuk janë kompensuar për dëmin e shkaktuar nga vërshimet e vitit të kaluar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bujqit në rajonin e Tetovës ende nuk janë kompensuar për dëmin e shkaktuar nga vërshimet e vitit të kaluar
Ekonomi

Bujqit në rajonin e Tetovës ende nuk janë kompensuar për dëmin e shkaktuar nga vërshimet e vitit të kaluar

admin
Last updated: 19/01/2025 16:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komuna e Tetovës nuk ka dorëzuar ende dokumentet për dëmshpërblimin e bujqve dhe objekteve që u dëmtuan nga vërshimet e një viti më parë. Vonesa ka ndodhur për shkak të pengesave në përcaktimin e mesatares së çmimit të produkteve bujqësore. Nga komisioni për vlerësimin e dëmeve të komunës së Tetovës thonë se tashmë problemet janë kapërcyer dhe së shpejti pritet të kompletohet regjistrimi i dokumenteve.

“Komisioni në fjalë e ka tejkaluar këtë pengesë dhe ka filluar me regjistrimin përfundimtar të dokumenteve, pas çka, Komisioni i Qeverisë, do të fillojë me vlerësimin përfundimtar të tyre dhe pagesën e dëmeve për bujqit”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komisioni shkallës së dytë i Qeverisë për Kompensimin e Dëmeve, thonë se ka pasur disa lëshime, por kanë dhënë rekomandimet e duhura për përmirësimin e tyre dhe së shpejti pritet të arrijë lënda pas çka do fillojë edhe kompensimi i dëmeve.

“Komisioni i cili vepron në kuadër të Qeverisë në shkallën e dytë, u themelua në gusht të vitit të shkuar dhe menjëherë ka filluar me punë për shqyrtimin e gjitha lëndëve që vinin nga vetëqeverisjet lokale, e kemi shqyrtuar edhe kërkesën e Komunës së Tetovës për kompensim të dëmeve por e njëjta ka pasur disa lëshime dhe në momentin e parë që komisioni i themeluar dhe që vepron në kuadër të Komunës së Tetovës do të plotësojë lëndën. Ne menjëherë do marrim përsipër që të informojmë Qeverinë që të bëhet kompensimi edhe për komunën e Tetovës”, tha Fatmir Sabriu, anëtar i Komisionit Qeveritar për kompensimin e dëmeve.

Në Tetovë nga vërshimet e vitit të shkuar mbetën të dëmtuara qindra hektarë tokë e mbjellë me kultura bujqësore, por edhe dhjetëra shtëpi e dyqane, të cilat paraqitën dëmet e tyre. Problemi ma i madh ishte me personat që kishin tokat me qera pa kontratë noterike, të cilëve, Qeveria iu premtoi se me një deklaratë të noterizuar si nga pala që shfrytëzon tokën po ashtu edhe pronari të bëhet edhe ky kompensim, e që në numër ishin mbi 150 raste. Qeveria pas dëmeve të shkaktuara vitin e kaluar në të mbjella, tha që do del edhe me një masë të re, e që ka të bëj me sigurimin e tokave të mbjella në kompani të sigurimeve, gjë kjo që pritet të miratohet si vendim. Nga ana tjetër, tokat e dëmtuar me kultura bujqësore, sipas Qeverisë, do të kompensohen në vlerë prej 30 për qind nga vlera që për momentin shitet në treg kultura bujqësore.

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Para nisjes së gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët apelojnë për kujdes
Next Article Ndërroi jetë djaloshi 17 vjeçar nga Shkupi që e goditi rryma duke bë video Tik Toku mbi tren

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?