By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Prokuroria prezanton video regjistrime nga kamerat e sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Prokuroria prezanton video regjistrime nga kamerat e sigurisë
Maqedoni

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Prokuroria prezanton video regjistrime nga kamerat e sigurisë

admin
Last updated: 20/01/2025 12:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 janar – Përmes video regjistrimeve nga kamerat e sigurisë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, ku i akuzuari kryesor është Lupço Palevski – Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manevin dhe Vllatko Keshishovin, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Në disa nga videot e prezantuara nga Prokuroria, shihet se si i akuzuari Vllatko Keshishev paguan dhe mbush një rezervuar me benzinë në një pikë karburanti “Makpetrol” në Qendrën e transportit Shkup pranë partisë “E Djathta” rreth orës 5 të mëngjesit më 27 nëntor 2023.

Në sallën e gjyqit u prezantuan edhe disa video të kamerave të sigurisë të automjetit Reno kangu se si lëviz në Qendër, nga selia e partisë “E Djathta” në drejtim të Aerodromit dhe në drejtim të Gazi Babës, rreth orës 5 e 33 minuta të datës 27 nëntor 2023.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Në seancën e kaluar, prokurorja Zhaklina Trajkovska në një përmbajtje të shkurt para Gjykatës sqaroi 180 prej gjithsej 197 dëshmive, të cilat kanë të bëjnë me lokacionet ku ishin gjetur viktimat, gjetjet nga mbikëqyrjet e organeve hetuese, gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë, si dhe raporte nga ekspertizat psikiatrike.

Siç bëri të ditur prokurorja, viktimat ishin vrarë me plumb në kokë nga afërsia, me kalibër të njëjtë të plumbit prej 9 milimetra, duke theksuar se autopsia ka treguar se Vanja nuk ishte mbytur, gjegjësisht që ty dy viktimat ishin gjallë në momentin e ekzekutimit. Sipas analizës ADN nga ngjitësja e cila ishte në gojën e Vanjës, janë gjetur gjurmë të përziera nga vajza, si dhe sipas gjitha gjasave gjurmë të të akuzuarit Velibor Manev.

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski në seancën e parë u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article DAP: Deri më 27 janar afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së, deri më tani janë dorëzuar vetëm 6.253 fletëparaqitje
Next Article Deri në fund të ditës mot i vranët me periudha dielli, prej nesër shi dhe borë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?