Shkup. 20 janar – SHA EMV Furnizim informoi se për shkak të rritjes së humbjeve të ujit në rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes qendrore te një pjesë e konsumatorëve do të ketë shpërndarje të reduktuar të energjisë termike.
“Ekipet e Shpërndarjes së ngrohjes ndodhen në terren dhe po punojnë aktivisht për izolimin e problemit, me qëllim vendosjen e një regjimi hidraulik të qëndrueshëm në sistem dhe normalizimin e furnizimit me energji termike. Të gjitha burimet në dispozicion janë duke u përdorur dhe ekipet po marrin masa të përforcuara dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të vendosur furnizimin e rregullt me ngrohje të konsumatorëve sa më shpejt të jetë e mundur,” qëndron në informacionin e EMV Furnizim.
Për informacione shtesë konsumatorët mund të drejtohen në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit 02) 3076 200 dhe 075400100.
