By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LVV prin me ankesa në PZAP – vlera e gjobave shkon deri në 42 mijë euro për partitë që shkelën kodin e mirësjelljes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LVV prin me ankesa në PZAP – vlera e gjobave shkon deri në 42 mijë euro për partitë që shkelën kodin e mirësjelljes
Maqedoni

LVV prin me ankesa në PZAP – vlera e gjobave shkon deri në 42 mijë euro për partitë që shkelën kodin e mirësjelljes

admin
Last updated: 21/01/2025 10:38
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Vetëm brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 42 mijë euro ndaj partive politike për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimeve që ka publikuar PZAP më 19.01.2025 në faqen e saj zyrtare shihet se ankuesi i vetëm për këto raste është partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Gjoba më e lartë e shqiptuar nga PZAP në këto vendime është në vlerë prej 8 mijë euro. Ndërsa, afati për shlyerjen e tyre është 15 ditë, nga plotfuqishmëria e vendimit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 19.01.2025 ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 42 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Në ankesën e LVV-së paraqitur kundër PDK-së në PZAP, thuhet se Qendra e LVV-së në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Osman Geci”, të kandidates për deputete nga radhët e PDK, Blerta Deliu Kodra. E vlera e gjobës sipas këtij vendimi është 4 mijë euro.

Një tjetër ankesë e LVV-së është sërish kundër PDK-së në të cilën thuhet se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Pazari i vjetër”, të kandidates për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.Vlera e gjobës sipas këtij vendimi është 5,500 euro.

Po nga LVV kanë dërguar ankesë në PZAP në të cilën bëhet e ditur se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, konkretisht në rrugën “Pazari i vjetër”, të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku. Vlera e gjobës është 4 mijë euro.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sërish LVV-ja në ankesën e saj dërguar në PZAP pretendon se më 16 janar 2025, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat publike, në rrugën “Osmani Geci”, të kandidatit për deputet, Mërgim Lushtaku. Vlera e gjobës është 5,500 euro.

- Advertisement -
Ad imageAd image

 

Edhe ankesa tjetër vjen nga LVV në të cilën pretendohet se Armend Ahmeti, punonjës në Komunën e Skenderajt dhe aktivist i Subjektit Politik PDK, në profilin e tij në Facebook story ka postuar një video në të cilën nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku i ka quajtur aktivistët e LVV-së “Zagar”. Vlera e kësaj gjobe është 8 mijë euro.

 

LVV-ja me seli në Prishtinë është ankuar për një rast në të cilën pretendohet se kryetari i subjektit politik NISMA për Kosovën, njëherit kandidat për deputet nga koalicioni AAK-NISMA ka mbajtur tubim zgjedhor dhe takim me punonjës të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë “Shpëtim Robaj”, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Vlera e gjobës është 8 mijë euro.

Në ankesën e radhës LVV-ja dërguar në PZAP pretendon se më 16 janar 2025, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka identifikuar posterin e vendosur në hapësirat e organeve shtetërore, në rrugën “Fadil Rrustemi”, në Skenderaj ku me këtë veprim subjekti PDK ka shkelur dispozitat e legjislacionit në fuqi. Vlera e gjobës është 3,500 euro.

LVV me seli në Prishtinë është ankuar edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës në të cilën pretendohet se më 16 janar 2025, LDK-ja ka vendosur bollboard/posterë në hapësirat e stadiumit “Shahin Haxhiislami”, në rrugën “UÇK”, në Pejë. Vlera e gjobës është 3,500 euro.

Lëvizja Vetëvendosje në një ankesë tjetër që ka dërguar në PZAP, sipas këtij vendimi bëhet e ditur se kjo i referohet shkeljeve nga mediat, dhe në këtë rast PZAP e ka përcjell në Komisionin e Pavarur për Media për trajtim në pajtim me dispozitat e Ligjit të KPM-së.

 

 

Ndërsa, një ankesë e subjektit politik Demokracia Serbe është refuzuar nga PZAP në të cilën thuhet se ka parashtruar ankesë nga vendimet e KQZ-së të datës 14.01.2025 duke theksuar se subjekti i tyre politik sërish nuk ka marr përfaqësues në këshillat zgjedhore në Komunat e Zubin Potokut, Zveçan, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot dhe Partesh.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Enzo Maresca kritikon hapur yllin e Chelseat dhe i kërkon të përmirësohet
Next Article Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?