By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy kandidatë për drejtor të Përgjithshëm në RTSH, reagon Zhupa: U shkel ligji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dy kandidatë për drejtor të Përgjithshëm në RTSH, reagon Zhupa: U shkel ligji
Shqipëri

Dy kandidatë për drejtor të Përgjithshëm në RTSH, reagon Zhupa: U shkel ligji

admin
Last updated: 27/01/2025 19:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të RTSH. Për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurim për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, me votim të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, u arrit ky rezultat:

Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër, një votë e pavlefshme.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, deputetja e PD-së Ina Zhupa thotë se çmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret. ”Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë. Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH”.

Postimi i plotë i Ina Zhupa:

Çmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH, skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret! Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin. Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore! Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë.

Me vendim antiligjor skualifikohen:
Laureta Roshi
Kliton Rama
Floriana Paskali
Eni Vasili
Harilla Koçi
Enrik Mehmeti
Flamur Buçpapaj
Ermal Hoxha

Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo- Shpuza që kaluan “votimin”. Çdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore. Thjesht mos e voto per drejtor! Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore. Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë. Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH!

You Might Also Like

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Lëndës me zgjedhje

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Guardiola: Kam nevojë për më të mirët në Champions
Next Article Sadikario: Nuk duhet të ketë kompromis me të vërtetën historike rreth Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?