By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gratë e Kievit mes jetës civile dhe ushtarake
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gratë e Kievit mes jetës civile dhe ushtarake
Bota

Gratë e Kievit mes jetës civile dhe ushtarake

admin
Last updated: 27/01/2025 20:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në mënyrë vullnetare se si të mbrojnë familjet e tyre. Ato ushtrojnë çdo ditë profesionin e tyre, kujdesen për fëmijët ndërsa duhet të përballen edhe me traumën e sulmit rus.

Korrespodentja e Zërit të Amerikës Lesia Bakalets sjell më shumë mbi historitë e tyre dhe se si veprojnë njësitë ushtarake vullnetare.

Çdo ditë në punën e saj Inna duhet të merret me numrat dhe kodet. Ajo është mësuese e matematikës dhe shkencave kompjuterike në një shkollë në rajonin e Kievit. Por kjo nuk është puna e vetme e saj. Çdo tre ditë Inna shërben vullnetarisht në një njësi ushtarake lokale. Ajo e vesh uniformën brenda në makinë. Inna i kërkoi Zërit të Amerikës të mos e publikojë mbiemrin e saj.

“Nuk premton koha për të shkuar në shtëpi” .

Inna iu bashkua njësisë vullnetare gjatë kohës së periudhës së pushimeve shkollore. Ajo ishte vullnetare civile kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, por thotë se përherë ka ndjerë se mund të bënte më tepër.

“Pashë një njoftim se kishte nevojë për vullnetare gra. Në fillim kisha mëdyshje për shkak të moshës, jam 51 vjeçe, por vendosa ta provoj. Kam tre fëmijë dhe dua që t’i mbroj”.

Koloneli Andrii Verlatyi dha idenë e ngritjes së një njësie ushtarake vullnetaresh.

“Deri në 1 prill në njësine time kishte kryesisht burra. Por më pas, u njoftua masa për rritjen e mobilizimit. Shumë ushtarë iu bashkuan në mënyrë vullnetare divizioneve të ndryshme të Forcave të Armatosura”.

Koloneli Verlatyi shpjegon se vetëm ata që nuk mund të shërbejnë në shërbimin e rregullt ushtarak mund të bëhen pjesë e formacionit vullnetar, si për shembull ushtarakët në pension, ata që nuk plotësojnë moshën e rekrutimit dhe grate.

“Në 1 shtator, nga 120 vullnetarë në total, 94 ishin gra. Gratë bëjnë gjithçka që është e mundur për të qenë më të mirat, janë më të përgjegjshme dhe janë shumë të motivuara”.

Gratë patrullojnë në qytet së bashku me policët dhe veprojnë si roje nderi. Po ashtu, të gjitha ato, po stërviten për të qenë pjesë e njësive të lëvizshme të mbrojtjes ajrore.

“Tani po praktikohemi. Komandanti mbikqyr dronët rusë. Ne shënojmë koordinatat, vendosim mitrolozët dhe arrijmë objektivin”.

Të gjitha këto gra janë nga zona e rajonit të Kievit që u pushtua në nisje të luftës. Alina është përkthyese, ndërsa kjo vullnetare tjetër, punon në një bar.

“Kam qënë në Buça që kur nisi pushtimi deri në 11 mars. Miqtë e mi vdiqën në pushtim”.

Inna kujton se si u largua nga qyteti së bashku me fëmijët dhe thotë se nuk dëshiron të ndjehet më e pashpresë, si atëherë.

“Tani jam në gjendje të mbaj armë, madje edhe me një dorë. Kam gjendje më të mire fizike. Nuk duhet t’i lejojmë më rusët në rajonin e Kievit. Nuk dua të përdor armë, por duhet të jem gati”.

Inna vazhdon të ndërthurë punën si mësuese dhe të qenit vullnetare në ushtri. Në shkolla ka mungesë mësuesish. Fillimisht familja e saj u trondit nga vendimi që ajo kishte marrë. Por tani ata thonë se ndjehen krenarë dhe mezi e presin të kthehet pasi ajo të ketë ketë mbaruar punën dhe stërvitjen./VOA

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gripi i shpendëve në Britani/ Konfirmohet rasti i parë, rreziku për popullatën shumë i ulët
Next Article Korridori VIII do ti shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa porti i ri do të zhvendoset nga Struga në Shkup, paralajmëroi Balluku

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?