By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A preket Gjykata Speciale nga vendimi i Trumpit për ngrirjen e ndihmës ndërkombëtare?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A preket Gjykata Speciale nga vendimi i Trumpit për ngrirjen e ndihmës ndërkombëtare?
Maqedoni

A preket Gjykata Speciale nga vendimi i Trumpit për ngrirjen e ndihmës ndërkombëtare?

admin
Last updated: 01/02/2025 11:40
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Një prej vendimeve të para të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, është ngrirja e ndihmës ndërkombëtare. Kjo vlen për një afat prej 90 ditësh dhe nënkupton pezullim të përkohshëm të financimit të programeve nga Shtetet e Bashkuara.

Financat e SHBA-së shkojnë edhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës, apo atë që njihet si Gjykata Speciale e cila heton krimet e pretenduara të luftës. Në këtë institucion që selinë e ka në Hagë të Holandës, gjykatësit, prokurorët dhe i gjithë stafi janë nga vendet e Bashkimit Evropian apo shtete të treta.

Financuesi kryesor i Speciales është BE-ja por aty kontribuojnë edhe shtete të treta: Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Kanadaja, Norvegjia dhe Turqia. Shtetet e Bashkuara japin kontributin e tyre duke financuar punonjës të emëruar nga ta.

Në Gjykatën Speciale nuk kanë treguar nëse preken nga vendimi i fundit i presidentit amerikan, marrë parasysh pjesën e stafit aty që vjen nga Shtetet e Bashkuara. Veçse konfirmuan kontributin e SHBA-së përmes dërgimit të punonjësve.

“Zvicra ka kontribuar në Programin e Informimit të Dhomave të Specializuara që nga viti 2018, aktualisht me një grant mbi 137,000 euro. Norvegjia në atë kohë financoi rinovimin e ndërtesës së gjykatës. Kontributi i shteteve të tjera, përfshirë SHBA-në, ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për kp.

Bashkimi Evropian ka financuar buxhetin e Gjykatës Speciale me një shumë prej 97.1 milionë euro – bëhet e ditur në raportin vjetor të gjykatës për vitin 2023. Kjo përfshinë periudhën prej 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Raporti gjithashtu thotë se Holanda ka numrin më të madh të punonjësve aty, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara.

Vetë kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West vjen nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, amerikan është edhe Charles Smith, gjykatësi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Raporti i vitit 2023 tregon në total për gati 300 të punësuar në këtë institucion, prej tyre rreth 30 nga SHBA-ja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“SHBA-të nuk janë tërhequr nga financimi i Gjykatës Speciale por është një vendim, ose është një urdhër ekzekutiv i lëshuar nga presidenti Trump përmes së cilis është suspenduar në afat prej 90 ditësh ndihma financiare që SHBA-të ofrojnë në tërë botën, në çdo shtet të botës, në çdo projekt që ka të bëjë me financimin e projekteve ndërkombëtare ku hyn edhe Gjykata Speciale. Është fakt i ditur që Gjykata Speciale financohet me vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku shtetet e BE-së por edhe shtetet që nuk janë të Bashkimit Evropian, si SHBA-të, Kanada, Turqia apo shtetet e tjera, ndihmojnë ose financojnë këtë gjykatë, qoftë përmes prokurorëve apo gjyqtarëve të tyre që i paguajnë, qoftë përmes formave të tjera të operimit”, thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj..

Sipas tij, është e rëndësishme të shihet se cili do të qëndrimi i Shteteve të Bashkuara lidhur me ndihmat financiare në më shume se 190 shtete të botës.

“Gjykata Speciale është në radhë të parë është institucion i Republikës së Kosovës por që financimin kryesisht e bënë përmes vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këshilli i Bashkimit Evropian nëse e shohim i ka ndarë mjetet për dy vitet e ardhshme, që do të thotë se buxheti i kësaj gjykate veç ekziston por më shumë është temë se si, çka do të ndodhë pas këtij urdhri ekzekutiv dhe cili do të jetë qëndrimi i SHBA-ve dhe nuk lidhet vetëm me Gjykatën Speciale, por lidhet me ndihmat financiare që jep SHBA-ja në më shumë se 190 shtete të botës”, shton ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo gjykatë u miratua nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 dhe deri tani ka nxjerrë dy vendime fajësie për krime të pretenduara të luftës.

Aktualisht aty po zhvillohet procesi gjyqësor edhe kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi./kp

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i pajetë në një kanal i moshuari në Lushnjë
Next Article Problemet në universitete dhe ligjëruesit disa vite pa vendime, flet ministrja e Arsimit, Janevska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?