By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Zeqiri e beri me objekt-kampus Universitetin Nene Tereza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Zeqiri e beri me objekt-kampus Universitetin Nene Tereza
Maqedoni

Izet Zeqiri e beri me objekt-kampus Universitetin Nene Tereza

admin
Last updated: 01/02/2025 14:03
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Rektori i universitetit “Nënë Tereza” Izet Zeqiri në rrjetin e tij social facebook ka bërë një reagim të ndjerë lidhur me postin e tij në këtë institucion.

Sot senati i këtij universiteti ka sjellur vendim për shpalljen e konkursit për rektor të ri të këtij universit, gjë që Zeqiri thekson se për motive personale do vazhdojë të operojë si ligjërues por nuk do kandidojë për rektor, shkruan InfoShqip.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Sot Senati i Universitetit “Nënë Terezë” solli vendim për shpalljen e konkursit për Rektor të UNT-së.
Për mua dy vjet e gjysmë mandat, ishin sa dy ditë e gjysmë kohë e shkurtër, megjithatë vizioni im mbi universitetin ishte i qartë, aq sa dhe intenziteti i punës bashkë me vështirësitë e gjithëanëshme. Besoj tashmë punët e kryera do fliten gjatë në kohë…

Jam kujdesur që gjithë stafi ta besojnë dhe të punojnë për universitetin në kushte kur hamendja ishte më se prezente për këtë institucion. Jam përkushutuar me gjithë qenijen time duke punuar mbi parimet e pa kompromista për mua të ndershmërisë dhe rezultatit, me lejoni ta them që kam qene 24 orë në 7 ditë të javës i fokusuar pas Universitetit”Nënë Tereza”.

Në kohë rekorde dhe me një punë të pandalshme e bëmë Universitetin “Nënë Terezë” me shtëpinë e vetë dhe studentët me një kampus si i ka hije në mes të Shkupit, duke rregulluar objekte tërësishtë të shkatërruara të kazermës;

-Bëmë projektin për kampus të ri, më modern i cili do te fillon të ndërtohet së shpejti;

-Vendosëm transparencë dhe qasje të hapur për gjithë duke ofruar një web faqe e cila, në çdo kohë do të ofroj informacione mbi punën ne universitet;

-Themeluam zyrën e cilësisë duke vendosur shumë standarde dhe mekanizma të cilësisë;

-Arritëm të krijojmë një kulturë pune dhe organizacionale siç i ka hije një institucioni të lartë arsimor;

-Aritëm të rrisim pagat, ku tash UNT ka paga dinjitoze për profesorët dhe administratën;

-Përmes shumë donatorëve arritëm të krijojmë Amfiteatro, zyra dhe Biblotekën e UNT-së si tempuj të rëndësishëm për studentët;

-Themeluam tre fakultete të reja dhe sot UNT është me 8 fakultete; dhe ajo që është me rëndësishme;

-Rritëm ndjeshëm numrin e studentëve, pothuajse duke e dyfishuar atë.

Unë kam vendosur për arsye personale të mos konkuroj për mandat të dytë!
Unë këtë mision nuk e morra për karrierë, por si një ideal të shenjtë, për të bërë më shumë për arsimin shqip në zemër të Shkupit!
Për mua kontributi për të rritur cilësinë e jetës dhe për të zhvilluar këtë shoqëri ka qene i kahmotshëm dhe i pa kompromistë, përgjatë gjithë viteve të mija, në fakt i shkurtë dhe i qartë!
Jam i gatshëm të përkrah kandidatët, që ta vazhdojmë punën e nisur.
Unë do të vazhdoj të punoj për UNT si profesor dhe si anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në RMV, do të vazhdojë së kontribuari në shkencë dhe art.
Ju falënderit të gjithëve!“ përfundon ai./InfoShqip.com

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Akil Gjakova prek gjysmëfinalen e Grand Slamit të Parisit
Next Article Mickoski: U ndërtua ndërtesë për familjet në rrezik social në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?