By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Qeverisë i mbetet ta zhbllokojë procesin e eurointegrimeve në bisedat me Qeverinë e re në Sofje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Qeverisë i mbetet ta zhbllokojë procesin e eurointegrimeve në bisedat me Qeverinë e re në Sofje
Maqedoni

Filipçe: Qeverisë i mbetet ta zhbllokojë procesin e eurointegrimeve në bisedat me Qeverinë e re në Sofje

admin
Last updated: 04/02/2025 14:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – LSDM-ja gjatë shtatë viteve si parti në pushtet ka bërë gjithçka që të ecet përpara dhe të tejkalohen bllokadat, të cilat kanë ardhur nga jasht në procesin e eurointegrimit të vendit, i cili me dekada qëndronte në vend. Tani presim që Qeveria t’i plotësojë premtimet prej para zgjedhjeve dhe sa më shpejtë të fillojnë bisedat me Qeverinë e re politike në Sofje për zhbllokimin e rrugës drejt BE-së, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

“Ne si qeveri, si parti në pushtet në shtatë vitet e fundit, kemi bërë gjithçka që procesi, i cili shumë kohë, me dekada ka ngecur për shkak të bllokimeve të jashtme, të zhbllokohet. U bë Marrëveshja e Prespës, e cila zgjodhi problemin me Greqinë, falë së cilës u bëmë anëtare e NATO-s. Më tej, me ato marrëveshje dhe deklarata që kaluan në Parlament – të ashtuquajturat Propozimi francez, ka filluar praktikisht procesi i negociatave me BE-në dhe tani jemi në prag, pas përfundimit të shqyrtimit, për të filluar hapjen e kapitujve. Është proces që besoj se së pari do t’u sjellë qytetarëve një jetë shumë më të mirë, më cilësore, më shumë burime financiare dhe më shumë vlera evropiane. Është thjesht ajo që ne kemi pritur me dekada dhe për të cilën kanë luftuar gjeneratat e kaluara, dhe e gjithë kjo është ajo për të cilën fëmijët tani po shkojnë jashtë vendit, për shkak të mungesës së dukshme të saj në vend. Në këtë kuptim, LSDM-ja bëri gjithçka që ka mundur, siç ka bërë gjithmonë në 30 vitet e fundit, për ta shtyrë vendin përpara. Tani presim që Qeveria të përmbushë premtimet e saj parazgjedhore se do të sigurojë një pozicion më të mirë negociuese, se do të ndryshojë kornizën dhe se do të mbështesim çdo propozim të përmirësuar që do të vijë në tryezë”, tha Filipçe, i pyetur nga një gazetar nëse ai ndjen përgjegjësi morale për ndalimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe nëse ata do të tentojnë të kenë ndonjë bisedë me liderët politikë bullgarë për të zvogëluar pritjet e tyre.

Ai me këtë rast përsëriti thirrjen për mbajtjen e seancës së Kuvendit, ku të gjitha partitë politike parlamentare do të bisedojnë për procesin eurointegrues.

Pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Sofje, ai pret që pushteti, në pajtim me premtimet e dhëna parazgjedhore, të hyjë në kontakt me ta dhe të ketë takime dhe biseda për zhbllokimin e procesit, për të cilin shpresojmë në ndihmën e BE-së dhe SHBA-së.

“Unë shpresoj që edhe BE-ja edhe SHBA-ja, si partnerë tanë tradicionalë, do të përfshihen në këtë proces. Konsideroj se Qeveria thoshte edhe më parë se pret që në Bullgari të formohet një qeveri politike, me të cilën do të bisedohet. Pres që pasi të formohet kjo qeveri politike në Bullgari, të fillojnë sa më shpejt atë proces të bisedimeve, sepse koha po kalon, Shqipëria po ecën përpara, Mali i Zi po ecën përpara, ne po ngecim seriozisht”, tha Filipçe.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve “Kozle”, Karolina Simonovska
Next Article BDI vendosi kurorë lulesh në vendprehjen e Goçe Dellçevit, Ademi: Duhet të shënohet ideja e dellçevizmit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?