By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëvizja FOL publikon analizën e programit qeverisës: Sfida serioze që kanë penguar arritjen e objektivave kryesore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lëvizja FOL publikon analizën e programit qeverisës: Sfida serioze që kanë penguar arritjen e objektivave kryesore
Maqedoni

Lëvizja FOL publikon analizën e programit qeverisës: Sfida serioze që kanë penguar arritjen e objektivave kryesore

admin
Last updated: 04/02/2025 15:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Programi qeverisës për viti 2021-2025 ka dështuar të realizojë objektivat e tij kryesore për shkak të ngecjeve procedurale, mungesës së përgatitjes teknike dhe mungesës së koordinimit institucional, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në një konferencë për media të organizuar nga Lëvizja FOL, ku u publikuan të dhënat nga Analiza e Programit të Qeverisë së Kosovës 2021-2025.

Drejtoresha e FOL Mexhide Demolli tha se ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional.

“Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025, miratuar më 7 maj 2021, Program që paraqiti një vizion ambicioz për zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit. Megjithatë, zbatimi i këtij programi është përballur me sfida serioze që kanë penguar arritjen e objektivave kryesore. Ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional. Programi i Qeverisë ka paraparë dy prioritet kryesore të asaj kohe që kanë qenë menaxhimi i pandemisë COVID 19 dhe ringjallja ekonomike”, tha Demolli.

Në mënyrë që të zbatohet Programi, sipas saj Qeveria është dashur të ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve si hapa paraprakë ne zbatim te programit.

Megjithatë, një nga problemet më të dukshme, ajo tha se  ka qenë vonesa në miratimin dhe zbatimin e ligjeve.

“Një numër i madh projektligjesh të miratuara nga Kuvendi i Kosovës janë kontestuar për shkelje procedurale dhe janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Për shembull, në dhjetor të vitit të kaliar, një grup deputetësh dorëzoi 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, duke e akuzuar qeverinë për mosrespektim të procedurave ligjore. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar gjithashtu disa nëne të rëndësishme, duke i konsideruar ato në kundërshtim me Kushtetutën. Ndër to janë Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilat konsideroheshin kyçe për reformën në sundimin e ligjit. Shfuqizimi i këtyre ligjeve ka nxjerrë në pah jo vetëm mungesën e përgatitjes teknike të qeverisë, por edhe dobësinë në sigurimin e një konsensusi më të gjerë politik dhe institucional për miratimin e tyre. Një tjetër sfidë madhore ka qenë mungesa e koordinimit ndër-institucional, e cila ka ndikuar negativisht në harmonizimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të ndryshme. Kjo është parë veçanërisht në vonesat për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe krijimin e Fondit Sovran, dy projekte që do të kishin qenë vendimtare për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Për më tepër, sfida të ngjashme janë evidentuar edhe në sektorë strategjikë si shëndetësia, arsimi dhe politika e jashtme, ku mungesa e një qasjeje të mirë organizuar ka frenuar avancimin e reformave të planifikuara”,  tha Demolli.

Sundimi i ligjit, i konsideruar një prioritet kyç në programin qeverisës,  ajo theksoi se ka hasur gjithashtu në pengesa të mëdha.

“Procesi i vettingut, i prezantuar si një masë për pastrimin e sistemit të drejtësisë, nuk ka arritur të kalojë fazën fillestare, duke reflektuar mungesën e një strategjie të qartë dhe vullnetit politik për zbatimin e tij. Për më tepër, përgatitja e padisë për gjenocid kundër Serbisë është promovuar gjerësisht nga qeveria, por deri më tani nuk ka treguar ndonjë progres konkret dhe ka mbetur më shumë si një nismë retorike”, theksoi Demolli.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndërsa, Burbuqe Kastrati, nga FOL paraqiti zbatimin e Planit Kombëtar Zhvillimor për periudhën janar-dhjetor për secilën ministri veç e veç, përderisa për zyrën  e kryeministrit tha se nga 62 aktivitet të parapara janë realizuar 35 prej tyre, 27 kanë mbetur të pa realizuara.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Punëtorët e sektorit privat kërkojnë paga siç u rritën sektorit publik, kërcënojnë me grevë e protestë
Next Article Mustafa: Ndryshimi për Kosovën është shumë afër, LDK-ja do ta sjellë këtë ndryshim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?