By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Javën e ardhshme thirrje e dytë për ndarjen e mjeteve për projekte të komunave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Javën e ardhshme thirrje e dytë për ndarjen e mjeteve për projekte të komunave
MaqedoniTOP LAJM

Javën e ardhshme thirrje e dytë për ndarjen e mjeteve për projekte të komunave

admin
Last updated: 04/02/2025 15:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Javën e ardhshme do të shpallet thirrja e dytë me të cilën do të mbështeten projektet kapitale infrastrukturore të komunave, pasi që Qeveria sot në mbledhje e filloi procedurën për thirrjen me të cilën do të jenë në dispozicion mjete në shumë deri 15 miliardë denarë.

“Kriteret për pjesëmarrje në pjesën më të madhe do të jenë të njejta si për të parën, por edhe të lehtësuara në pikëpamje të afatit për paraashtrim të dokumenteve dhe për fillim të procedurës për furnizim publik. Do të vendoset në bazë të dy kritereve: për kokë banori të popullatës rezidente në secilën komunë në pajtim me regjistrimin e fundit dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm projektues me të gjitha lejet e nevojshme dhe pajtueshmëritë e nevojshme për fillim të furnizimit publik me përllogaritje paramatëse të reviduar jo më e vjetër se 12 muaj”, kumtoi në konferencë për shtyp ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanët ë gjitha komunat, të cilat do të mund të aplikojnë me një apo më shumë projekte infrastrukturore, ndërkaq thirrja do të zgjasë deri më 30 prill të këtij viti.

Kryeminsitri Hristian Mickoski theksoi se 15 miliardë denarë që vihen në dispozicion të komunave janë mjete të rëndësishme për ndërtim të projekteve kapitale siç janë shkollat, kopshtet, parqet, rrjetet e ujësjellësit, me të cilart zgjidhen proleme shumëvjeçare të qytetarëve. “Po punohet për investimin më të madh historik të pushtetit qendror të komunave përmes të cilave drejtpërdrejtë ndikohet për jetë më të mirë dhe standard më të lartë”, tha Mickoski.

Në thirrjen e klauar, përkujtoi ai, 78 komuna morën 288 projekte me vlerë të prëgjithshme prej mbi 73 milionë euro, ndërsa përmes Ministrisë së Transportit u ndanë 800 milionë denarë për finan cim të programit të posaçëm për ndihmë të komunave.

Procesin për ndarje të mjeteve dhe për thirrjen e dytë do ta ndjekë një trup i koordinuar qeveritar të cilin do ta kryesojë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Mjetet do të ndahen përmes ministrive të Transportit, të Mjedisit Jetësir dhe Planifikimit Hapësinor, të Arsimti dhe Shkencës, të Politklës Sociale, të Sportit dhe Kulturës, të cilat do të duhet t’i konfirmojnë kriteret me të cilat do të financohen projektet përmes dotacioneve kapitale.

Perinski theksoi se masa tërësisht është kahëzuar drejt përmirësimit të kushteve për jetë të qytetarëve, bazohet në nevoja reale të komunave dhe banorëve të tyre. “Nuk ka asnjë gram politikë në të, dnërkaq dëshmi për atë janëe dhe rezultatet nga thirrja e parë ku rreth 10 projekte të financuara janë në komuna me kryetarë komunash nga opozita”, theksoi Perinski.

Ai kumtoi se nga thirrja e parë, 251 projekte tashmë janë me marrëveshje të arritur apo janë në fazë të fundit të procedurës për zgjehdje të kryesit, prej të cilave rreth 50 tashmë po realizohen në terren. Mbeten vetëm 37 projekte për të cilat pritet fillim i procedurës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bajrami i reagon Muratit: Po merresh me program të LDK-së për të larguar vëmendjen nga bisedat në WhatsApp
Next Article Shënohet 153-vjetori i lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?