By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë
MaqedoniTOP LAJM

Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë

admin
Last updated: 18/02/2025 07:51
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Propozimet e tregtarëve sot duhet të shqyrtohen në mbledhje të Qeverisë, ndërsa siç është paralajmëruar, do të shqyrtohen edhe mundësi shtesë, pas çka Qeveria do të marrë qëndrim për atë se cilat ose çfarë masa do të ndërmerren për kufizimin e çmimeve të produkteve të caktuara.

Në përputhje me marrëveshjen, deri te Ministria e Ekonomisë dhe Punës kanë mbërritur disa propozime nga ana e tregtarëve, disa prej të cilave kanë të bëjnë me kufizimin e marzhit, ndërsa të tjerat me uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Јавното обвинителство итно и приоритетно да постапува по предметите што се во врска со одлуките и мерките за спречување на коронавирусот, препорака до сите работодавачи таму каде што е можно

“Qeveria në seancën e nesërme do të hapë diskutim, do të shqyrtojë mundësitë shtesë dhe do të vendosë se cilat dhe çfarë masash do të ndërmerren”, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.

LSDM opozitare dje porositi se edhe krahas asaj që me muaj Qeveria premton masa për uljen e çmimeve, shohim debakël të plotë të politikave qeveritare. Njëkohësisht, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit në Kuvend dje i parashtroi zgjidhjet e para ligjore nga pakoja e mesave për shpëtim të standardit jetësor të qytetarëve.

Siç informoi në konferencën për media deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, propozojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në, me të cilin kërkojnë uljen e taksës për energjinë elektrike nga 18 për qind në 5 për qind dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, gjegjësisht uljen e saj nga 5 për qind në 0 për qind.

Изјави на вицепремиерот за економски прашања, координација со економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи пред трибината со млади на која ќе се дискутираат заклучоците на проектот „Што сак

“Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike do të nënkuptojë 13 për qind fatura më të ulëta, gjegjësisht rrymë më e lirë për mbi 600 mijë amvisëri. Për një faturë prej 3.000 denarë, qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë – shumë që në vend që të shkojë në buxhetin e shtetit do të mbetet në buxhetet familjare. Pasi që nga ana tjetër, heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë do të sjellë ushqime më të lira, gjegjësisht ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë për 5 për qind”, tha ai.

Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë, kryesisht me produkte ushqimore dhe jo ushqimore, pije dhe duhan, sot ka dorëzuar në Qeveri, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut i ka dorëzuar propozimet për sigurimin e masave efektive për uljen e çmimeve të grupeve të produkteve.

Siç informojnë nga Oda, propozimet janë përgatitur pas një takimi të mbajtur të premten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, së bashku me ministrin, zëvendësministrin, përfaqësues nga institucionet përkatëse, si dhe anëtarë të Odës.

Anëtarja e Odës, Danica Bllazhevska nga “Reptil Markete”, të premten pas takimit në Ministri deklaroi se përfaqësuesit e tregtarëve dhe distributorëve kërkuan ulje reale të çmimeve nga 100 deri në 200 produkte sepse formula fillestare përfshin mbi 1.000 produkte, prandaj, siç tha, nuk mund të arrijnë efektin e uljes sa më të madhe të çmimeve dhe bërjes së tyre më të arrithshme për qytetarët. Porositi se konsiderojnë se është më mirë që së bashku me prodhuesit dhe furnitorët të bëjmë një ulje reale të çmimeve nga 100 deri në 200 produkte, të cilat janë më të nevojshmet për jetën e përditshme, të cilat do të jenë të dukshme për qytetarët.

Сите маркети кои продаваат леб, брашно тип - 400, млеко со масленост од 2 проценти, од 3,2 и 3,5  проценти масленост, бел шеќер, сончогледово масло, месо и други кланични производи за јадење,

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot për MIA-n thanë se në takimin e së premtes është rënë dakord që vendimi përfundimtar të merret deri në fund të kësaj jave.

“Kur të ketë vendim, do ta informojmë opinionin”, deklaruan për MIA-n nga Ministria.

Pas rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe dy bojkoteve të qytetarëve, javën e kaluar të martën, Qeveria në seancë e obligoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës të përgatisë e Projektvendimi për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë të disa produkteve ushqimore bazë, produkteve higjienike dhe ushqimit për fëmijë.

Me Projektvendimin është dashur të mbulojë produktet ushqimore bazë nga të njëjtat 73 grupe produktesh që kanë qenë në shportat e mëparshme, si dhe detergjentët, ushqimet për fëmijë dhe produktet e tjera joushqimore që kanë një diferencë shumë të lartë dhe janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve.

Ky vendim është bazuar në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit është konstatuar se shitësit me pakicë kanë mbi 20 për qind marzhe për produkteve ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind marzhe për produktet e higjienës personale, ndërsa importuesit dhe distributorët kanë shënuar marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prej nesër ulje të vranësirave dhe temperatura të ulta të mëngjesit
Next Article Shënimi i 80-vjetorit të NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?