By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria maqedonase kufizon marzhën e fitimit për 102 grupe produktesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria maqedonase kufizon marzhën e fitimit për 102 grupe produktesh
MaqedoniTOP LAJM

Qeveria maqedonase kufizon marzhën e fitimit për 102 grupe produktesh

admin
Last updated: 19/02/2025 08:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh që përfshijnë mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë, me synimin për të ulur çmimet dhe për të “mbrojtur qytetarët” nga rritjet e çmimeve.

Sipas vendimit, për tetë produkte bazë, përfshirë bukën, miellin, vajin, vezët, marzha nuk duhet të kalojë mbi 5%. Për 55 produkte të tjera, si mishi dhe produktet e konservuara, kufiri është 10%, ndërsa për 39 produkte të tjera si fruta, perime dhe artikuj higjienikë, marzha lejohet deri në 15%.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, deklaroi se tregtarët do të jenë të detyruar të mbajnë në raftet e tyre të paktën 70 për qind të këtyre produkteve.

“Pritjet tona janë që me këto dy vendime çmimet e produkteve bazë ushqimore të ulen mesatarisht për rreth 10 për qind, me përjashtim të tetë produkteve bazë ushqimore – qumësht, bukë, miell tipi 400 dhe 500, vezë, vaj për gatim, kos dhe dhallë, për të cilat pritet të mbeten në të njëjtin nivel, pra të mos rriten ose të kenë një ulje minimale”, tha Risteski në konferencën për shtyp, më 18 shkurt.

Vendimi, i cili pritet të hyjë në fuqi të mërkurën dhe të zbatohet deri më 30 prill, vjen pas dy bojkotimeve të blerjeve nga qytetarët në shenjë pakënaqësie për çmimet e larta të ushqimeve.

Ndërkohë, Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë ka paralajmëruar se masat mund të rrezikojnë mbylljen e marketeve, pasi sipas tyre, harxhimet bazë të tregtarëve lëvizin nga 12 deri në 15 për qind. Ata, paraprakisht propozuan që kufizimi të zbatohet për 200 produkte, në vend të 1000 produkteve të përcaktuara nga Qeveria.

Nga Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, më herët gjatë ditës propozuan heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për ushqimin. Deputetja kësaj partie, Jovanka Trençeska, tha se vetëm në këtë mënyrë do t’u ndihmohet qytetarëve, të cilët, siç tha, mezi ia dalin dhe po përballen me kushte gjithnjë e më të vështira për jetesë.

“Energjia elektrike do të bëhet 13% më e lirë, qytetarët do të mund të kursejnë rreth 400 denarë në një faturë prej 3,000 denarësh… Mbi 250 kategori produktesh ushqimore do të bëhen 5% më të lira. Kjo sjell një kursim të drejtpërdrejtë prej 2.000 denarësh në muaj ose 24.000 denarësh në vit”, tha Trençeska.

Megjithatë, Qeveria maqedonase tani beson se këto masa do të “mbrojnë qytetarët” nga rritjet e çmimeve, dhe për të krijuar një ekuilibër më të drejtë në treg. Autoritetet kanë paralajmëruar edhe gjoba deri në 20.000 euro për ata që nuk respektojnë kufizimet.

Ky vendim u bazua në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit u konstatua se tregtarët me pakicë kishin më shumë se 20 për qind marzhë për produktet bazë ushqimore dhe mbi 30 për qind marzhë për produktet e higjienës personale, ndërsa te importuesit dhe distributorët u regjistruan marzha më të larta deri në 50 për qind. Sipas raportit, importuesit dhe distributorët shënonin fitime edhe më të larta, me marzha deri në 50%./rel

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Next Article Ambasadorja Ageler në pranim – dorëzimin e automjetit operativ mobil për Kryqin e Kuq të RMV-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?