By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Oda e tregtarëve e pakënaqur me vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, kërkojnë takim me kryeministrin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Oda e tregtarëve e pakënaqur me vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, kërkojnë takim me kryeministrin
EkonomiMaqedoniTOP LAJM

Oda e tregtarëve e pakënaqur me vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, kërkojnë takim me kryeministrin

admin
Last updated: 19/02/2025 09:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë kryesisht me produkte ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan sot përmes një kumtese shpreh shqetësim serioz për vendimet e djeshme të Qeverisë, të cilat ishin kumtuar nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi që t’i shqyrtojnë pasojat nga këto vendime dhe t’i marrin parasysh propozimet e argumentuara të kompanive nga veprimtaria tregtare.

Sipas këtyre vendimeve, siç bëjnë të ditur, parashihet kufizim i marzhave të produkteve ushqimore bazë, me çka pritet që çmimet e këtyre produkteve do të ulen në mesatare për 10 për qind, përveç se për qumështin, bukën, miellin e llojit 400 dhe 500, vezët, vajin për ushqim, jogurtin dhe kosin, për të cilët parashihet të mbeten në nivelin e njëjtë, gjegjësisht të mos rriten.

“Megjithatë, vërejmë se në deklaratën e tij zëvendësministri e mohon vetë këtë. Nga njëra anë thuhet se produktet bazë shënohen me marzh 20-25 për qind, çka është arsyeja e kufizimit të marzhës në 5 për qind, por nga ana tjetër pretendohet se nuk do të ketë ulje të ndjeshme të çmimeve. Është logjike që çmimet të ulen me 15-20 për qind nëse marzha ulet në këtë mënyrë. Gjithashtu, këto vendime nuk mbrojnë qytetarët e prekur social, por konsumatorët me të ardhura më të larta do të kenë përfitimin më të madh financiar. Për shembull, në grupin e produkteve të mishit do të duhet të ulen edhe çmimet e produkteve luksoze, që do të thotë se nuk merren parasysh prioritetet e qytetarëve me të ardhura më të ulëta”, thuhet në kumtesë.

Nga Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë kryesisht me ushqime ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan theksojnë se edhe pse Qeveria paralajmëroi se kjo masë do të përfshijë 1.000 produkte, në realitet bëhet fjalë për listë shumë më të gjerë prej 3.000-4.000 produkte, duke i përfshirë të gjitha llojet e qumështit me yndyra të ndryshme, si dhe produkte siç janë detergjentet dhe sapunët.

“I gjithë sektori ka të njëjtin shqetësim, megjithëse ka paraqitur propozime konkrete në Qeveri, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, të cilat pasqyrojnë situatën reale. Këto propozime ishin me kërkesë të Qeverisë. Ato synojnë të ofrojnë masa efektive për uljen e çmimeve, duke mos rrezikuar në të njëjtën kohë mbijetesën e ndërmarrjeve tregtare. Prandaj, propozojmë që Qeveria t’i shqyrtojë më seriozisht propozimet tona të arsyetuara, të cilat janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, para se të marrë vendime të tilla serioze, të cilat mund të shkaktojnë dëm të madh për të gjitha subjektet ekonomike të përfshira në veprimtarinë tregtare”, thuhet në kumtesë.

Me vendime të tilla të përshpejtuara, siç bëjnë të ditur, shkaktohet dëm i konsiderueshëm i një numri të madh të subjekteve afariste të cilët kanë rol kyç në zhvillimin e ekonomisë. Sipas tyre, këto kompani përballen me pasiguri në investimet dhe aktivitetet e tyre të ardhshme, ndërsa njëkohësisht dërgohet porosi negative për të gjithë investitorët potencialë në veprimtari.

Shtojnë se këto kompani punësojnë 4.700 qytetarë dhe funksionimi i tyre është me rëndësi thelbësore për qëndrueshmërinë ekonomike të shtetit. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendës ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri në konferencë në Marok
Next Article Gjykata Kushtetuese do të debatojë për nismën për vlerësimin e stazhit të prokurorëve në periudhën gjatë anëtarësimit të tyre në Këshillin e Prokurorëve Publikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?