By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump e quajti diktator, vjen reagimi i Zelenskyt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump e quajti diktator, vjen reagimi i Zelenskyt
Bota

Trump e quajti diktator, vjen reagimi i Zelenskyt

admin
Last updated: 20/02/2025 14:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ai po llogariste në unitetin ukrainas dhe evropian dhe në racionalitetin e SHBA-së, ndërsa Kievi përballet me një krizë në rritje në marrëdhëniet me aleatin e tij kyç, SHBA-së, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

Bëhet e ditur se Trump së fundmi e quajti Zelenskyn një “diktator pa zgjedhje i cili duhet të veprojë shpejt ose të humbasë vendin e tij”.

Kjo pasi Trump po shtyn për një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka alarmuar aleatët evropianë të Uashingtonit duke i lënë ata dhe Ukrainën jashtë bisedimeve fillestare me Rusinë.

Udhëheqësit evropianë janë përgjigjur duke u zotuar të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe disa po konsiderojnë një forcë paqeruajtëse evropiane të mbështetur nga SHBA-ja për Ukrainën, një plan që Kremlini thotë se është një shkak i madh shqetësimi, por që Zelensky e ka mirëpritur

“Ne po qëndrojmë të fortë në këmbët tona. Unë mbështetem në unitetin ukrainas, guximin tonë, unitetin e Evropës dhe pragmatizmin e Amerikës”, tha Zelensky.

“Sepse Amerika ka nevojë për sukses po aq sa ne”, shtoi ai.

Raportohet se mosmarrëveshja me SHBA-në përkon me një vizitë në Ukrainë nga Keith Kellogg, i dërguari i SHBA-së për Rusinë dhe Ukrainën, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Zelensky njoftoi se do të takohej me Kellogg të enjten.

Ai tha se ishte thelbësore që takimi si dhe bashkëpunimi me Uashingtonin në përgjithësi të ishte “konstruktiv”.

Kellogg tha kur mbërriti në Kiev se ishte atje për të dëgjuar.

“Së bashku me Amerikën dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt dhe ky është qëllimi ynë. Suksesi na bashkon. Uniteti ynë është mbrojtja më e fortë e së ardhmes sonë. Një e ardhme pa presidentin rus Vladimir Putin, por me paqe”, tha Zelensky.

Ndryshe, në qendër të akuzës së Trumpit se Zelensky është një “diktator” është se Ukraina nuk ka mbajtur zgjedhje për shkak të ligjit ushtarak, të cilin e shpalli kur Rusia nisi agresionin më 24 shkurt 2022.

Ligji ushtarak, i cili u jep autoriteteve kompetenca emergjente për përpjekjet e luftës, në mënyrë specifike ndalon mbajtjen e zgjedhjeve.

Mandati i Zelenskyt normalisht do të kishte përfunduar majin e kaluar, por ai mbetet në pushtet pasi nuk janë mbajtur zgjedhje.

You Might Also Like

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

El Nino dhe temperaturat rekord, OBSH paralajmëron Evropën për një verë të vështirë

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Harxhimet mujore për një familje në Maqedoni në muajin shkurt arrijnë mbi 63 mijë denarë
Next Article Air Force One i ri është vonuar, Trump: Nuk jam i kënaqur me Boeing – mund të blejmë një aeroplan tjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?