By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëvizja Demokratike trajnon funksionarët për qeverisje me përgjegjësi dhe vizion të ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lëvizja Demokratike trajnon funksionarët për qeverisje me përgjegjësi dhe vizion të ri
Maqedoni

Lëvizja Demokratike trajnon funksionarët për qeverisje me përgjegjësi dhe vizion të ri

admin
Last updated: 22/02/2025 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Lëvizja Demokratike ka mbajtur një trajnim të rëndësishëm me funksionarët e saj, duke u fokusuar në ndërtimin e një force të re politike që sjell freski dhe ndryshime të vërteta.

Gjatë këtij trajnimi, u theksua rëndësia e ndërtimit të një strukture të fortë në çdo komunë ku jetojnë shqiptarë, duke qenë një lëvizje pranë qytetarëve, në çdo lagje, fshat dhe qytet.

Lëvizja Demokratike theksoi se po i bashkohen gjithnjë e më shumë të rinj, njerëz të ndershëm dhe me integritet, të
cilët sjellin energji të reja dhe ide të guximshme.

“LD nuk ofron figura të konsumuara politike, por një vizion të ri për politikën shqiptare. Kjo lëvizje po ndërton një gjeneratë të re politikanësh, të pastër nga korrupsioni dhe të çliruar nga e kaluara, me një plan të qartë dhe aftësi për të sjellë rezultate konkrete. Politika e LD bazohet në punë dhe jo në fjalë, duke u angazhuar për të ofruar zgjidhje dhe jo justifikime. Për këtë arsye, investimi në kapacitetet njerëzore dhe dëgjimi i zërit të popullit mbeten prioritete kryesore”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.

Ndërtimi i një ekipi të aftë për të qeverisur me përgjegjësi është kyç për Lëvizjen Demokratike, me theks të veçantë tek parimi se pushteti është përgjegjësi dhe jo privilegj, apo siç thonë “Çdo funksionar duhet të jetë në shërbim të qytetarëve”.

Në këtë trajnim, u nënvizua rëndësia e njohjes së institucioneve, ligjeve dhe procedurave shtetërore.

“LD nuk dëshiron politikanë që humbin në burokraci, por njerëz të aftë për të ndihmuar qytetarët, për të zgjidhur probleme dhe për të qenë një urë lidhëse mes popullit dhe shtetit”, thuhet në komunikatë.

Siç thonë më tutje Lëvizja Demokratike i ka hapur dyert për një gjeneratë të re, të pastër dhe të pakomprometuar, duke u ofruar mundësi atyre që kurrë nuk kanë qenë pjesë e rretheve korruptive.

“Kjo forcë politike është krijuar nga populli dhe punon për popullin, duke ndërtuar një lëvizje të vërtetë për të gjithë kombin dhe jo thjesht një parti për individë të veçantë”, thonë nga LD.

Ky trajnim sipas tyre shënoi një hap të rëndësishëm në zhvillimin e Lëvizjes Demokratike, duke i dhënë prioritet ndërtimit të një ekipi të fortë dhe të përgatitur për sfidat e qeverisjes me përgjegjësi.

You Might Also Like

Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes

Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?

Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni

Sulejmani: Për Ligjin për Arsimin e lartë kemi mbështetje publike nga gjithë rektorët e universiteteve publike

Bilall Kasami në pritjen e BE-së: Vlerat evropiane janë rruga jonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Estonia heq rusishten si gjuhë mësimore
Next Article Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin dhe gjithë pasionin tim për Harabelin, nuk kam marrë asnjë financim nga Bashkia e Tiranës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
Maqedoni
Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
Maqedoni TOP LAJM
Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni
Maqedoni
PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?