By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Digjen kallamishtet në bregun e Ohrit afër Strugës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Digjen kallamishtet në bregun e Ohrit afër Strugës
Maqedoni

Digjen kallamishtet në bregun e Ohrit afër Strugës

admin
Last updated: 22/02/2025 16:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 22 shkurt – Në dy ditë, dy herë në mes të ditës, në bregun e Strugës janë djegur kallamishtet, por sipas policisë ende nuk dihen autorët. Një herë përballë një objekti gastronomik kurse në rastin e dytë përballë një hoteli. Shumica e këtyre veprave në bregun e Strugës fillojnë të zhvillohen në këtë periudhë të vitit.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i njësisë zjarrfikëse territoriale nga Struga. Është kryer kontroll dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga SPB Ohër.

Por djegia e kallamishteve të mbrojtura me ligj nuk është diçka e re për Strugën. Aktivistët civil ngrenë alarmin se ky është problem serioz që vazhdon prej vitesh dhe se në shumë raste pas çdo djegieje, në ato lokacione ndërtohen ndërtesa apo plazhe të reja.

“Ky nuk është problem aspak naiv, siç tregohet në publik, gjithmonë i mbuluar me argumente se është bërë nga autorë të panjohur, vandalë, apo fëmijë. Në asnjë rast nuk është kështu, sepse gjithmonë pas djegies së kallamishteve, bëhet tamponimi dhe shënjimi i asaj zone të djegur dhe më vonë ndërtohet diçka me karakter krejt tjetër”, tha Kosta Hiohi – aktivist civil dhe punonjës sporti.

“Nga ajo që mund të shohim dhe dëshmojmë vitet e fundit, kudo që fillimisht ka pasur djegie të kallamishteve, janë ngritur objekte, të cilat më së shpeshti janë të paligjshme. Gjithçka që merret si reagim është proceduar deri në Prokurori, por të gjitha proceset atje kanë ngecur. Tre vjet më parë ka ndodhur djegia e kallamishteve dhe tashmë në atë vend janë ngritur dy objekte”, u shpreh Nikolla Kukunesh- këshilltar i VMRO DPMNE-së.

Kallamishtet më së shpeshti digjen në shtegun nga Struga deri në fshatrat Kalishtë dhe Radozhdë. Aktivistët prej vitesh kërkojnë jo vetëm kallëzim penal, por edhe sanksione të rrepta për ata që janë përgjegjës direkt për djegien e kallamishteve në bregun e Strugës. Ata i bëjnë thirrje shtetit që të mos lejojë uzurpime të mëtejshme për qëllime private. Komuna e Strugës nuk është përgjigjur se çfarë planifikojnë të bëjnë për mbrojtjen e vijës së bregut të Strugës. Kallamishtet lidhen natyrshëm me liqenin e Ohrit dhe janë shumë të rëndësishëm për mbijetesën e shumë llojeve të kafshëve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kafja në Ohër si në metropolet europiane
Next Article Shqiptarët renditen pas gjeorgjianëve për kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?