By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024
Shqipëri

Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024

admin
Last updated: 22/02/2025 16:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

“Numri i divorceve në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2024, duke arritur në 6 632 raste, rreth 1 mijë më shumë sesa në vitin 2023.”

Faktorët ekonomikë, dhuna, emigracioni, ndryshimi i pritshmërive mes partnerëve janë ndër arsyet kryesore të krizave martesore.

Drita Avdyli, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve: “Është shoqëria në krizë, janë familjet në krizë, kanë ndikuar edhe shkaqet ekonomike po dhe emigracioni ka ndikuar, kemi shumë raste nga dhuna në familje. Vijnë raste që nuk kuptohen më ose kur dashuria ka mbaruar.”

Ndërsa numri i divorceve të përfunduara është rritur, sipas të dhënave të marra nga Ministria e Drejtësisë kërkesat e reja për zgjidhje martese kanë shënuar rënie. Tendenca e ndarjeve nuk është e kufizuar vetëm tek çiftet e reja, ndërsa shumica e kërkesave bëhen nga gratë.

Drita Avdyli, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve: “Nuk ka moshë në ndarjen e familjeve. Gjatë vitit të kaluar ishte mosha nga 40-50 dhe kërkesat kanë ardhur nga gjinia femër.”

Një tjetër prirje në rritje në vitin 2024 është shtimi i kërkesave për divorc me marrëveshje ndërmjetësimi, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore.

Drita Avdyli, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve: “Janë mbi 2 mijë raste të zgjidhura me ndërmjetësim gjatë vitit 2024, ndërsa në vitin 2023, 1200-1300. Janë rritur shumë sepse palët janë ndërgjegjësuar, vetëm me një seancë çështja mund të zgjidhet… Jo vetëm që qytetari e ka zgjidhjen shumë shpejt po dhe gjykatat ulen nga ngarkesat e tyre.”

“Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri kryesojnë listën e qyteteve me numrin më të lartë të divorceve për vitin 2024, ndërsa Kukësi, Gjirokastra, Saranda dhe Dibra kanë shënuar numrin më të ulët.”

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ministria e Administratës: BDI-ja shpërndan dezinformata për Mexhitin, Inspektorati s’mund t’ua marrë kompetencat ministrave
Next Article Valixhja e Tundimeve/ I vodhën zarfet Gjestit, Vëllai i Madh u kërkon banorëve t’i kthejnë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?