By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LD: Kalimi masovik i shumë anëtarëve të BDI-së në LD, shqetëson BDI dhe fillon një fushat ndaj Izet Mexhitit për të defokusuar opinionin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LD: Kalimi masovik i shumë anëtarëve të BDI-së në LD, shqetëson BDI dhe fillon një fushat ndaj Izet Mexhitit për të defokusuar opinionin
MaqedoniTOP LAJM

LD: Kalimi masovik i shumë anëtarëve të BDI-së në LD, shqetëson BDI dhe fillon një fushat ndaj Izet Mexhitit për të defokusuar opinionin

admin
Last updated: 22/02/2025 19:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Që nga dalja e Izet Mexhiti nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe formimi i Lëvizjes Demokratike, shumë anëtarë të kësaj partie i bashkangjiten LD-së së Mexhitit ose më saktë transferohen tek partia e zëvendës kryeministrit të parë duke parë kështu një stabilitet më të madh qoftë dhe politik e shoqërorë tek kjo parti dhe në anën tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim është në panikë të madhe dhe mundohet që me sulme dhe shantazhe të ndryshme të hutojë opinionin dhe të parandalojë kalimet nga BDI në LD të eksponentëve politike qoftë ato që kanë pasur poste publike por edhe anëtarë të thjeshtë, thuhet në deklaratën e LD-së për Zhurnal.

Transferime të ndryshme nga BDI në LD kemi pasur kohës së fundit që nga Likova e deri në Strugë, pasiqë figura e Izet Mexhitit shihet si më stabilja në skenën politike vendore derisa në anën tjetër tek BDI ka figura të shumta të cilat janë nën hetime por dhe në listën e zezë amerikane, gjë që krijon frikë dhe jostabilitet tek anëtarësia.

Lëvizja Demokratike në krye me Izet Mexhitin kohës së fundi po rritet shumë me anëtarë të rinj si nga BDI ashtu edhe nga ata që nuk janë marë aspak me politikë, përfshirë këtu edhe figura të shquara të jetës shoqërore dhe universitare.

Nga komuna e Sarajit javëve që shkoi kishte shumë kalime dhe anëtarësime nga Bashkimi Demokratik për Integrim tek Lëvizja Demokratike, dhe jo vetëm.

Nga Lëvizja Demokratike për Agjencinë e lajmeve Zhurnal theksojnë se “lajmet e tilla janë sulme të pavërteta që fabrikohen nga BDI dhe janë vetëm shpifje të ndryshme që mundohen të defokusojnë ikjen e anëtarësisë nga BDI por njëkohësisht edhe të frikësojnë dhe parandalojnë ato.

Rikujtojmë se votuesit e heshtur, anëtarët me hamendje, të papërcaktuarit, tashmë janë rreshtuar pas Mexhtit dhe po besojnë në Lëvizjen Demokratike”.

Këtë më së miri e dëshmojnë pak kohë më parë Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka hyrë fuqishëm në Saraj. Pas kalimeve të disa ish funksionarëve të BDI-së në LD, u themeluan gjashtë nëndegë të partisë së Izet Mexhitit.

Edhe nga Ministria e Administratës thonë se “BDI-ja shpërndan dezinformata”, në lidhje me kumtesën ku thuhet se i janë marrë kompetencat ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përcjell TV21. Nga kjo Ministri thonë se pohimet e BDI-së se Inspektorati i Administratës ka gjetur parregullsi në MJPH janë të pavërteta.

“Inspektorati i Administratës Shtetëror nuk ka kompetenca për t’ua marrë kompetencat ministrave, as për udhëheqjen e hetimeve për korrupsion- këto janë në domenin e autoriteteve gjyqësore, të cilat BDI i ka bllokuar me vite për t’u mbrojtur nga përgjegjësia. Ajo që ka ndodhur realisht ka qenë një inspektim i rregullt në Drejtorinë për Mjedis Jetësor, i kryer në përputhje me Planin Vjetor të Punës për vitin 2024. Kjo mbikëqyrje ka të bëjë ekskluzivisht me respektimin e procedurave ligjore dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra nga BDI”, thonë nga Ministria e Administratës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Institucionet edhe këtë vit nuk ‘morën’ notë kaluese: 20 mijë libra mungojnë në Tetovë
Next Article Ibrahimi: Koha për definicionin tradicional të familjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?