By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qyteti i ndarë nga Lufta e Ftohtë ribashkohet përmes kulturës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Qyteti i ndarë nga Lufta e Ftohtë ribashkohet përmes kulturës
Bota

Qyteti i ndarë nga Lufta e Ftohtë ribashkohet përmes kulturës

admin
Last updated: 22/02/2025 20:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një qytet që u nda gjatë Luftës së Ftohtë midis Italisë dhe Sllovenisë po feston ribashkimin e tij kulturor. Goricia në Itali dhe Nova Gorica në Slloveni shënuan fillimin e mandatit të tyre të Kryeqytetit Kulturor Evropian me një paradë të përbashkët të stilit karnaval.

Qyteti kufitar italian i Goricias dhe ai slloven i Nova Goricës.

po organizojnë së bashku aktivitete kulturore në kuadër të mandatit të tyre të Kryeqytetit Kulturor Evropian për vitin 2025. Kjo është hera e parë që dy qytete kufitare nga dy vende marrin këtë mandat.

Qindra interpretues, valltarë, muzikantë, madje edhe ansamble muzikore të policisë, dolën në rrugët e këtyre dy qyteteve të përgjumura rrëzë alpeve për një paradë të larmishme, e cila filloi në Goricia të Italisë dhe përfundoi në Nova Goricë të Sllovenisë.

Dy qytetete, që ndodhen në kufirin midis Italisë verilindore dhe Sllovenisë perëndimore, dikur ishin bashkë si një qytet i vetëm. Zona u nda në vitin 1947 pas i rishikimit të kufijve të Evropës, që ndodhi pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Qyteti më i vjetër dhe më historik i Goricias përfundoi në Itali, ndërsa periferitë e tij më rurale në lindje përfunduan në Slloveni, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Sllovenia u bë e pavarur dhe kufiri u hoq zyrtarisht kur vendi, tani anëtar i BE-së, iu bashkua Zonës Shengen të udhëtimit pa pasaporta në 2007.

“Mendoj se kjo është shumë simbolike, veçanërisht në Evropën e sotme me kufijë të hapur. E gjithë kjo është shumë interesante. Gjithashtu, në shkollat përreth këtu flitet edhe sllovenishtja edhe italishtja. Pra, edhe kjo është shumë unike dhe interesante”, thotë Katarina, banore e Goricias me origjinë nga Kroacia.

Zarko Nemec, një banor i Nova Goricës, thotë se kujtimet e tij të fëmijërisë ishin të një kufiri të butë, me njerëz që udhëtonin në anën tjetër të tij për punë apo për të bërë pazaret.

“Kur isha fëmijë, nëna ime më çonte përtej kufirit (në Itali) për të punuar, pasi kishim pak tokë atje. Nuk mund ta imagjinoni këtë, ishte shumë mirë. Sot flasin për perden e hekurt, ashpërsinë, e kështu me radhë, por unë kurrë nuk e kam ndjerë këtë si fëmijë. Kjo ishte në vitet 1950, i mbaj mend të gjitha”, thotë ai.

Ngjarja e 8 shkurtit shënoi fillimin e mandatit të qyteteve binjake si Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2025.

Sipas programit prestigjioz kulturor të mbështetur nga Bashkimi Evropian, qytetet do të organizojnë një seri ekspozitash dhe shfaqjesh artistike njëvjeçare me shpresën për të nxitur bashkëpunimin midis evropianëve, por edhe për të tërhequr vizitorë kureshtarë nga më larg.

Programi përfshin qindra ngjarje duke përfshirë ekspozita nga artistë vendas, shfaqje filmash, shfaqje artistike dhe koncerte.

Organizatorët shpresojnë se marrëdhëniet e mira midis Goricias dhe Nova Goricës mund të shërbejnë si një simbol dhe një model për bashkëpunimin evropian.

Petra Korlenc, një historiane nga Nova Gorica, është e përfshirë në organizimin e këtyre aktiviteteve.

“Ne kemi një kafene të bibliotekës që quhet Max në Nova Goricë, e cila ka një vit që po organizon ngjarje lidhur me këtë, ne jemi pjesë e shumë projekteve evropiane dhe si pjesë e projekteve të kryeqytetit kulturor kemi kontaktuar me shumë aktorë të ndryshëm evropianë. Kjo është një gjë shumë e mirë”, thotë ajo.

Goricia dhe Nova Gorica ndajnë çmimin Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2025 me qytetin gjerman të Kemnicit.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit, kërkon votën e diasporës
Next Article “Kam qenë në një moment kritik kur Elvana…”/ Bardhi thotë emrat e 3 reperëve më të mirë shqiptarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?