Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, ka komentuar paraqitjen e kryetarit të Nisma’s, Fatmir Limaj, i cili doli hapur duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.
Gjini në emisionin Pressing në T7 tha se paraqitja e Limajt ishte gabim.
Ai tha se nuk ka informacion nëse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pasur ndonjë komunikim me Limajn.
“Motivet dhe arsyet duhet me i dhënë vet Fatmir Limaj. Kemi pas komunikime, përmes sekretarëve të përgjithshëm. Nuk e di personalisht a kanë komuniku (Haradinaj me Limajn). Kryetari Haradinaj për disa ditë ka qenë jashtë vendit dhe nuk kemi mbërri me diskutu këtë temë”.
Asnjë gjë nuk është definitive aty. Mirëpo ka qenë gabim ajo paraqitje, jemi krejt në fillim, në politikë duhet me tentu me dëshmu se krejt çka kemi fol në fushatë kemi mendu seriozisht, e jo me folë në fushatë veç sa me shit mjegull e kur të kryhet fushata me ndërru mendjen menjëherë”.
“Edhe NISMA duhet me i mbajtë fjalët që Albin Kurti duhet me shku në opozitë se është i rrezikshëm për vendin, edhe vet e ka thënë nëpër tubime, edhe televizion. Për këtë po flas”.
“Populizmi i shfrytëzon problemet edhe çështjet që i ka shteti, edhe ndjenjat për me ardhë në pushtet, por kurrë nuk punon për me i zgjedh ato çështje për të cilët ka fol, jam duke e citu Tony Blair”, ka thënë Gjini.
