By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Do të qeverisim vetëm”, Kurti nuk pranon koalicion me partitë e mëdha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Do të qeverisim vetëm”, Kurti nuk pranon koalicion me partitë e mëdha
Maqedoni

“Do të qeverisim vetëm”, Kurti nuk pranon koalicion me partitë e mëdha

admin
Last updated: 04/03/2025 21:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti këmbëngul se qeverinë e ardhshme do ta formojë i vetëm së bashku me dy partitë më të vogla, Guxo dhe Alternativa, pa bashkëpunimin me ndonjërën prej partive të mëdha shqiptare. Këto deklarata, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje i bëri gjatë qëndrimit në Gjilan duke shtuar se po presin certifikimin e rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve para se të ndërmarrin hapat e radhës të nevojshëm.

“Nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosjes, por ne kemi dalë fitimtarë dhe fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, u shpreh Kurti.

Njohësit politikë thonë se Kurti mund të formojë Qeverinë por që e njëjta do të jetë e pakicës dhe e pafuqishme. Qeveria do të mund të bëhet vetëm me afrime të reja të ndonjë deputeti të caktuar që Lëvizja Vetëvendosje të shkojë në 61 votat që kërkohen për të formuar institucionet.

“Vetëvendosje edhe mund ta formojë me arnime të caktuara e me huazime të caktuara mirëpo ajo do të jetë qeveri e pakicës dhe një qeveri fraxhile e përkohshme e cila nuk mund t’i qëndrojë dhe t’i bëjë ballë kërkesave të kohës, sfidave por edhe vet sfidave të Parlamentit”, u shpreh profesor Mazllum Baraliu.

Në një kohë të ndryshimeve të shumta gjeopolitike, partive politike iu kërkohet që të bashkëpunojnë për një koalicion të gjerë për hir të interesave të Kosovës.

“Një qeveri e përbashkët, koalicioni të gjerë, me bazë të gjerë do të ishte e vetmja zgjidhje më e mirë dhe një fuqizimi fjalës tonë por edhe i qëndrimit ndaj sfidave nga jashtë dhe nga brenda që mund të na vijnë”, thekson Baraliu.

Procesi i numërimit po shkon drejt fundit ndërsa rezultatet përfundimtare pritet që të shpallen gjatë kësaj jave para se t’i hapen rrugë ankesave të mundshme dhe certifikimi final.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori Gonzato: Pavarësia e gjyqësorit, jetike për një shtet
Next Article Aleksandar Shukovski është zëvendës drejtor i ri i “Rrugët e Maqedonisë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?