By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ylli brazilian përballet me ndalim të përjetshëm nga futbolli shkaku i basteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ylli brazilian përballet me ndalim të përjetshëm nga futbolli shkaku i basteve
Sport

Ylli brazilian përballet me ndalim të përjetshëm nga futbolli shkaku i basteve

admin
Last updated: 07/03/2025 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ylli i West Ham United dhe Brazilit, Lucas Paqueta po përballet me mundësinë e një ndalimi të përjetshëm për të luajtur futboll, të gjitha për shkak të basteve.

Paqueta u paraqit për herë të fundit në gjykatë më 5 shkurt të këtij viti dhe Federata Angleze e Futbollit (FA) do të shqyrtojë të gjithë situatën këtë muaj, me një ndalim të përjetshëm për të luajtur futboll.

Çështja vlerësohet të zgjasë tre deri në katër javë dhe vendimi do të jepet nga Bordi i Apelit i Anglisë. Palët do të mund të ankohen sërish në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Zvicër, si shkallë përfundimtare.

Mund të duhet deri në një vit që të shpallet vendimi përfundimtar dhe gjatë kësaj kohe futbollisti mund të luajë për klubin e tij.

Akuzat u njoftuan në maj 2024, kur FA e akuzoi zyrtarisht Paquetën për marrjen e qëllimshme të kartonëve të verdhë në katër ndeshje të ndryshme, duke thënë se braziliani “u përpoq të ndikojë në zhvillimin, rrjedhën ose çdo aspekt tjetër të ndeshjeve duke tentuar qëllimisht të marrë një karton nga një gjyqtar me qëllimin e pahijshëm për të ndikuar që një ose më shumë persona të përfitojnë nga tregu i basteve”.

Fitimet e bastvënësve nga kartonët e verdhë të Paquetas arritën në 100 mijë funte, me shumë baste të bëra nga vendlindja e yllit të West Ham pranë Rio de Zhaneiros.

Ende nuk dihet nëse Paqueta, në rast të ndalimit të përjetshëm për të luajtur nga FA, do të mund të vazhdojë të luajë futboll jashtë Anglisë.

Paqueta është anëtar i West Ham që nga viti 2022, pasi ka arritur në një transferim prej 43 milionë eurosh nga Lyon. Ai ka luajtur 55 ndeshje për kombëtaren braziliane.

You Might Also Like

Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Apartamente e makina luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e “bosëve të Call-Centerave”
Next Article Dyshime për vendosjen e një kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, AIP flet për rastin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?