By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vuçiq pas bisedës me Putinin: Rusia mbështet autoritetet në Serbi dhe Republika Sërpska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vuçiq pas bisedës me Putinin: Rusia mbështet autoritetet në Serbi dhe Republika Sërpska
Bota

Vuçiq pas bisedës me Putinin: Rusia mbështet autoritetet në Serbi dhe Republika Sërpska

admin
Last updated: 07/03/2025 18:44
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se Moska e mbështet legjitimitetin e Qeverisë së zgjedhur në Serbi dhe se gjithmonë e ka mbështetur entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Vuçiq tha se ka diskutuar me presidentin rus më 7 mars lidhur me situatën në Serbi dhe rajon, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje të re për gaz me Rusinë dhe për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS).

Ai po ashtu tha se është konfirmuar takimi i tij me Putinin në Moskë më 9 maj.

Në një video-adresim, të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se ka biseduar me presidentin rus lidhur me “përpjekjen për revolucionin shumëngjyrësh në Serbi”.

“Rusia e kupton dhe e sheh shumë mirë se çfarë po ndodh dhe do të vazhdojë të mbështesë autoritetet ligjore dhe të zgjedhura në mënyrë legjitime në Serbi”, tha Vuçiq.

Përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd, po i quajnë protestat disamujore në Serbi, që po organizohen për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, përpjekje për një revolucion shumëngjyrësh.

“Qëllimi i përfaqësuesit të Lartë në Bosnje është rrëzimi i Dodikut”
Vuçiq tha se gjatë bisedës telefonike lidhur me situatën në rajon, ai “përçoi mesazhin” nga presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, te Putini.

“Presidenti Putin i sheh përpjekjet dhe lëvizjet e përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë se kanë një qëllim, e që është rrëzimi i Millorad Dodikut. Federata Ruse gjithmonë ka mbështetur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Republikën Sërpska”, tha Vuçiq.

Më 26 shkurt, Gjykata e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe shqiptoi ndalesë për gjashtë vjet të ushtrimit të postit të presidentit të Republikës Sërpska, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt.

Pas vendimit, Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi disa ligje që ndër të tjera ndalojnë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, por edhe Agjencisë Shtetërore të Hetimeve në territorin e këtij entiteti.

S’ka detaje lidhur me bisedimet për NIS-in
Vuçiq tha se ai dhe presidenti rus kanë biseduar po ashtu për zgjidhjen e çështjes së NIS-it, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanisë. Megjithatë, udhëheqësi serb nuk dha detaje për këto bisedime.

SHBA-ja e ka vendosur në listë të sanksioneve NIS-in më 10 janar, për shkak të pronësisë ruse, në mënyrë që të parandalojë Moskën që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

Sanksionet, që ishin paraparë të hynin në fuqi në fund të shkurtit, u shtyn deri më 28 mars, dhe në ndërkohë struktura pronësore e NIS-it ka ndryshuar.

Gazprom Neft ka transferuar rreth 5 për qind të aksioneve te Gazprom, kompani ruse që nuk është nën sanksione amerikane. Sipas dokumenteve të publikuara nga Bursa e Beogradit, Gazprom Neft tani ka 44.8 për qind të aksioneve në NIS nga 50 sa kishte më herët.

Serbia varet kryesisht nga Rusia në sektorin e energjisë dhe Gazpromi është furnizuesi i vetëm me gaz dhe hisedari kryesor në gazsjellësit nga Rusia për në Serbi.

Marrëveshja e fundit për furnizim me gaz, që u arrit nga Vuçiqi dhe Putini në maj të vitit 2022, skadon këtë vit dhe presidenti serb tha se ka biseduar me Putinin për mënyrat se si të arrihet një marrëveshje e re para skadimit të marrëveshjes aktuale.

Perëndimi i ka kërkuar Serbisë që të diversifikojë furnizimet me energji, veçmas pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe po ashtu i ka kërkuar Beogradit që të vendosë sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Beogradi nuk i ka vendosur sanksione Moskës dhe pavarësisht luftës në Ukrainë vazhdon të mbajë lidhjet me Rusinë./Radio Evropa e Lirë

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inceneratori i Tiranës, shtyhet seanca për Alqi Bllakon
Next Article Boshkov: Biznes konfederata e Maqedonisë angazhohet që punëtorët dhe punëdhënësit vetë të negociojnë për rrogën minimale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?