By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?
Bota

Si është jeta për ukrainasit në zonat e pushtuara?

admin
Last updated: 07/03/2025 21:28
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Rreth 20% e territorit të Ukrainës, pjesë e të cilit janë me mijëra fshatra dhe qytete, është nën kontrollin e Rusisë. Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për shumë ukrainas pas sulmit të Rusisë dhe disa vende – si qyteti Bakhmut, Chasiv Yar dhe Vovchansk – u shkatërruan pothuajse plotësisht. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katerina Besedina njofton se si po përballen disa ukrainas me këtë përmbysje të jetës së tyre.

Qyteti Mariupol, me gjysmë milioni banorë, u shkatërrua tre vite më parë nga forcat ruse dhe vazhdon të jetë i pushtuar. Yevhen Tuzovi jetonte përpara luftës në Mariupol, ku ishte sportist dhe figurë e njohur publike në qytetin bregdetar. “Mariupoli ishte një qytet i bukur. Tani kanë mbetur vetëm rrënoja…”, thotë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qeveria e tij nuk ka hequr dorë nga Mariupoli. Në fjalimin e tij drejtuar vendit për Vitin e Ri, ai tha se: “Nuk dorëzojmë çka është e jona. Dhe… nuk i harrojmë njerëzit tanë. Ata që janë në robëri. Dhe do të luftojmë për çdo person që është fatkeqësisht atje”.

Zoti Tuzov nuk banon më në Mariupol. Ai tashmë jeton rreth 300 kilometra më në veriperëndim, në Dnipro, por mban kontakte me ukrainas që jetojnë në zonën e pushtuar. Ai thotë se rusët kanë filluar tashmë të ndërtojnë në Mariupol dhe se pjesë të qytetit janë bërë sheshe ndërtimi. Shtëpitë e vendasve janë zëvendësuar me komplekse apartamentesh luksoze që nxirren në shitje. Siç kuptohet nga videot e publikuara në mediat sociale, disa banorë ndihen të dëbuar.

“Shtëpitë na janë prishur dhe në vend të tyre po ngrihen apartamente që do të shiten. Prej tre vitesh tashmë kemi jetuar me qera, apo në konvikte dhe vendstrehime. Janë me dhjetëra mijëra si ne”, thotë një grua në një video. “Shtëpitë në bregun e majtë janë afër detit. Është një zonë e bukur që disa njerëz duan ta marrin për vete, për të ndërtuar apartamente dhe për t’i shitur. Dhe ne do të përfundojmë në rrugë!”, thotë një banore.

Zoti Tuzov thotë se shumë rusë të ardhur rishtazi po blejnë prona me çmim të ulët në bregdet. “Sepse për rusët që vijnë le të themi nga Moska apo Shën Petersburgu, çmimet janë çmendurisht të lira… Por duhet ta kenë parasysh se në oborrin e godinës është varrosur ish-pronari”, thotë zoti Tuzov.

Forcat ruse gjithashtu pushtuan qytetin e Melitopolit në rajonin Zaporizhia në fillimet e sulmit ndaj Ukrainës. Që nga ajo kohë, banorët kanë jetuar me frikë të përhershme, thotë ish-banorja Olha Leontieva. “Ata që qëndruan gjatë agresionit menduan se do të çliroheshin së shpejti… Kur flas tani me disa prej tyre, kanë ende shpresë dhe besim, por kanë frikë të flasin për këtë gjë – e dinë se shumë telefona përgjohen… Kanë shumë frikë!”, thotë ajo. Ukrainasit në qytetet e pushtuara janë detyruar të marrin pasaporta ruse, pa të cilat njerëzit nuk mund të marrin ndihmë mjekësore, apo të blejnë ilaçe në farmaci.

“Njoh një grua, që është shumë e sëmurë, i ka mbijetuar kancerit… Më mori në telefon duke qarë dhe më tha se iu desh të merrte pasaportën ruse, pasi doktorët nuk i jepnin kujdes mjekësor….”, thotë zonja Leontieva. Shkollat po bëjnë rusifikimin e detyruar të nxënësve, për t’ua hequr identitetin ukrainas, thotë Tsvetelina van Benthem, studiuese dhe juriste e specializuar për konfliktet e armatosura në Universitetin e Oksfordit.

“Shohim që sistemi arsimor po përdoret si armë kundër identitetit ukrainas në territoret e pushtuara. Librat ukrainas po shkatërrohen dhe po zëvendësohen me libra rusë; mësuesit i frikësojnë”, thotë ajo. Megjithatë, disa ukrainas po qëndrojnë në qytetet e pushtuara, duke shpresuar për ndaljen e luftimeve dhe dhënien fund të pushtimit rus./Voa/

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ajola Xoxa shkon në SPAK, zbaton masën “detyrim paraqitje”
Next Article Meçollari: Ja pse NATO mund të bëhet një organizatë jo-funksionale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?