By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një pacient nga Austria kthehet sot në shtet – ekipe të huaja për rehabilitim kanë mbërritur në qendrat tona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një pacient nga Austria kthehet sot në shtet – ekipe të huaja për rehabilitim kanë mbërritur në qendrat tona
Maqedoni

Një pacient nga Austria kthehet sot në shtet – ekipe të huaja për rehabilitim kanë mbërritur në qendrat tona

admin
Last updated: 03/04/2025 14:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Ministria e Shëndetësisë informon se një nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, i cili ishte hospitalizuar në një qendër mjekësore në Austri, kthehet sot në shtet. Pas mbërritjes, ai do të mbahet nën vëzhgim 24-orësh, sipas protokolleve mjekësore. Në vend kanë mbërritur edhe ekipe të huaja për rehabilitim të pacientëve.

“Aktualisht, në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët dy trajtohen në mënyrë ambulatore. Nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre krahasuar me ditët e kaluara. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është pranuar një pacient i kthyer nga Greqia, i cili, pas ekzaminimeve të nevojshme, do të dërgohet në trajtim shtëpiak. Aktualisht, në këtë Klinikë janë të hospitalizuar tre pacientë”, sqaruan nga Ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur pacientë të rinj të hospitalizuar në Klinikën e Toksikologjisë. Siç informojnë, në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” janë hospitalizuar tre pacientë, ndërsa në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum” vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar gjashtë pacientë. Në Klinikën e Pulmologjisë, dy pacientët që ishin të hospitalizuar janë dërguar në trajtim shtëpiak, që do të thotë se aktualisht nuk ka pacientë të shtruar nga aksidenti në Koçan. Ndërkaq, në institucionet private nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar.

“Gjithashtu, në vend kanë mbërritur ekipe nga jashtë me përvojë të madhe në rehabilitimin e pacientëve me djegie, të cilat po vlerësojnë kushtet hapësinore dhe pajisjet në disa qendra të rehabilitimit për pacientët me djegie. Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke u angazhuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për secilin pacient të lënduar nga aksidenti në Koçan”, theksohet në kumtesën e sotme.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Pranvera në punë!
Next Article Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Drejtoria e Doganave nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?