By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Drejtoria e Doganave nënshkruan Memorandum për bashkëpunim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Drejtoria e Doganave nënshkruan Memorandum për bashkëpunim
EkonomiMaqedoni

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Drejtoria e Doganave nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

admin
Last updated: 03/04/2025 14:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) dhe Drejtoria e Doganave nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, i cili forcon koordinimin dhe shkëmbimin e të dhënave për procedurat e eksportit dhe importit të lëndëve minerale, derivateve të naftës, biomasës dhe burimeve të tjera të energjisë. Ky bashkëpunim do të mundësojë kontroll më të mirë dhe monitorim efikas të transportit të këtyre burimeve, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, kumtoi MEMBM.

Memorandumin e nënshkruan ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski. Ky dokument parashikon shkëmbimin e rregullt të të dhënave çdo tre muaj, si dhe komunikimin sipas nevojës me qëllim të informimit në kohë për procedurat e eksport-importit dhe parregullsitë e mundshme.

“Me këtë Memorandum po forcojmë kapacitetet institucionale për mbikëqyrje dhe kontroll në sektorin e energjisë dhe minierave. Transparenca në procedurat e eksport-importit është kyçe për stabilitetin ekonomik dhe sigurinë juridike dhe ky partneritet me Drejtorinë doganore na mundëson efikasitet dhe koordinim më të madh”, tha ministrja Bozhinovska.

Me mekanizmin e ri të monitorimit dhe shkëmbimit të të dhënave, pritet të forcohen kontrollet ndaj koncesionarëve dhe subjekteve që kryejnë veprimtari energjetike, si dhe parandalimi i mundësisë së aktiviteteve të paligjshme në këtë fushë. Gjithashtu, do të vendoset një sistem raportimi i përhershëm ndërmjet dy institucioneve, me qëllim që të sigurohet respektimi i procedurave dhe rregulloreve ligjore.

“Shkëmbimi i informatave dhe bashkëpunimi i zgjeruar është kyç në luftën për shuarjen e plotë të krimit, mbrojtje më të madhe të shoqërisë dhe grumbullim më të madh të të hyrave në Buxhet. Në këtë mënyrë po marrim një qasje gjithëpërfshirëse për të parandaluar çdo tentim krimi në import dhe eksport të energjisë dhe resurseve minerale”, thotë drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kuadrit rregullator në sektorin e energjisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një pacient nga Austria kthehet sot në shtet – ekipe të huaja për rehabilitim kanë mbërritur në qendrat tona
Next Article Mexhiti: Lokacioni në Manastir tani ka rreth 50 deponi të egra, ideja është të krijohet një që nuk do të ketë efekte negative në mjedisin jetësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?