By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri i jashtëm turk dhe ai francez diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ministri i jashtëm turk dhe ai francez diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale
Bota

Ministri i jashtëm turk dhe ai francez diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale

admin
Last updated: 03/04/2025 19:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të mërkurën me homologun e tij francez Jean-Noel Barrot në Paris për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale, transmeton Anadolu.

Dy ministrat kanë trajtuar gjerësisht çështje të ndryshme gjatë takimit të tyre të djeshëm, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke.

Fidan thuhet se ka theksuar rëndësinë e rritjes së koordinimit me vendet joanëtare të BE-së në formësimin e arkitekturës së re të sigurisë në Evropë.

Ai ka shprehur gjithashtu pritshmërinë e Türkiyes që Franca të mbështesë heqjen e barrierave artificiale që pengojnë marrëdhëniet Türkiye-BE dhe që BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim. Është diskutuar gjithashtu përditësimi i Bashkimit Doganor Türkiye-BE të vitit 1995.

Fidan ka përsëritur mbështetjen e Türkiyes për përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis të gjithë aleatëve të NATO-s në këtë proces.

Ai ka nënvizuar se çdo zgjidhje e mundshme duhet të ketë pëlqimin e të dyja palëve për të qenë e qëndrueshme.

Lidhur me Sirinë, Fidan ka theksuar nevojën për një angazhim më të madh me administratën e re të vendit dhe ka bërë thirrje për heqjen e plotë të sanksioneve për të ndihmuar në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit.

Ai ka përcjellë pritshmëritë e Türkiyes në lidhje me bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe ka theksuar rëndësinë e luftimit të grupit terrorist PKK/YPG.

Fidan ka thënë gjithashtu se luftëtarët e huaj terroristë nga DEASH-i të mbajtur në burgje dhe kampe në veri të Sirisë duhet të kthehen në vendet e tyre.

– Kërcënimi rajonal i sulmeve izraelite në Gaza

Fidan ka paralajmëruar se sulmet në rritje të Izraelit mund të çojnë në paqëndrueshmëri rajonale dhe ka përsëritur kundërshtimin e Türkiyes ndaj çdo zhvendosjeje të detyruar të palestinezëve nga atdheu i tyre.

Ai ka ripohuar mbështetjen e Türkiyes për planin e Gazës të miratuar nga Liga Arabe, duke shtuar se pengimi i ndihmës humanitare nga Izraeli për Gazën po përkeqëson krizën humanitare.

Ai ka theksuar rëndësinë kritike të sigurimit të dërgimit të pandërprerë të ndihmave në Gaza.

Fidan dhe Barrot kanë diskutuar gjithashtu përpjekjet për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Kaukaz.

Dy kryediplomatët kanë shqyrtuar hapat për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe mundësitë për bashkëpunim në sektorin e energjisë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në Türkiye, Fidan ka kritikuar përdorimin e standardeve të dyfishta kundër Türkiyes dhe ka theksaur se proceset gjyqësore duhet të lejohen të ecin në rrjedhën e tyre, siç është parë kohët e fundit në Francë dhe Rumani.

Fidan ka thënë gjithashtu se Türkiye po monitoron nga afër zhvillimet në Francë.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dëshmuan ekspertë në gjykimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
Next Article Gjykata i jep Draket qasje në kontratat e Kendrick Lamarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?