By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murati i përgjigjet Presidentes Osmani për kërkesën e heqjes së tarifave ndaj SHBA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murati i përgjigjet Presidentes Osmani për kërkesën e heqjes së tarifave ndaj SHBA-së
Maqedoni

Murati i përgjigjet Presidentes Osmani për kërkesën e heqjes së tarifave ndaj SHBA-së

admin
Last updated: 03/04/2025 21:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka reaguar pas kërkesës së Presidentes Vjosa Osmani për heqjen e tarifës ndaj SHBA-së.

Fillimisht Murati adresoi kritika ndaj presidentes për siç tha bërjen publike të kësaj kërkese 3 minuta pasi iu është dorëzuar si kërkesë Qeverisë.

“Sot pas orarit të rregullt të punës, në lajme lexova që Presidentja e vendit i paska bërë kërkesë Qeverisë që të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga ShBA-të. Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë. Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa. “, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka thënë se kjo temë është diskutuar në Ëashington qysh në vitin 2023, si dhe sipas tij kjo ishte disktuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti me ish ambasadorin Hovenier.

“Qysh në prill të vitit 2023, gjatë vizitës në Ëashington DC, bashkë me zëvendës kryeministrin Bislimi kemi takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë, me të cilët kemi diskutuar ndër tjera edhe temën e një marrëveshjeje për tregti të lirë me ShBA-të. Çështja e marrëveshjes për tregti të lirë është përsëritur nga Kryeministri Kurti edhe në takimet që ka zhvilluar me ish ambasadorin amerikan Hovenier.Gatishmëria jonë si qeveri dhe si shtet për të pasur tregti të lirë e pa asnjë barrierë tarifore apo jo-tarifore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të qëndrojë edhe më tej. “, tha ai.

Më tej Murati shtoi se kjo temë ka qenë duke u diskutuar në kabinetin qeveritar dhe siguroi se do posa të merret vendimi do të bëhet publik.

Gjatë ditës së djeshme, kemi diskutuar me Kryeministrin në lidhje me implikimet e mundshme që ka vendimi i Presidentit Trump për vendosjen e tarifave ndaj të gjitha shteteve me të cilat SHBA-të kanë raporte tregtare. Fatmirësisht, Kosova bën pjesë në grupin e shteteve që u është vendosur shkalla tarifore minimale prej 10%. Marrë parasysh edhe vëllimin e vogël tregtar që kemi, impakti financiar i pasjes apo jo të një regjimi tarifor ka ndikim të vogël në ekonominë tonë. Gjithsesi, si partnerë e aleatë të përhershëm, synimi ynë është që të rritet vëllimi i këmbimit tregtar, dhe e mbështesim plotësisht parimin e Presidentit Trump për tregti të lirë e pa barriera dhe fer. Kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje për tregti të lirë, që do të shërbente edhe si një shkallë shtesë drejt ngritjes e forcimit të marrëdhënieve të forta që tashmë kemi. Shfrytëzoj rastin përmes këtij postimi që të njoftoj Presidenten, por edhe qytetarët, që si kabinet qeveritar ne veçse kemi qenë duke e shqyrtuar këtë temë. Dhe kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo kërkesë e Osmanit vjen pas vendimit të Administratës Trump për vendosje të tarifës 10% për të gjitha importet në SHBA, përfshirë edhe Kosovën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kanadaja vendos taksë 25% për disa vetura amerikane
Next Article Cristiano Ronaldos i thuhet ta blejë klubin evropian për të shkaktuar sensacion në futboll

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?