By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Keshishev për herë të parë për babanë e Vanjës mësoi në paraburgim, Palevski paralajmëroi mbi 90 pyetje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Keshishev për herë të parë për babanë e Vanjës mësoi në paraburgim, Palevski paralajmëroi mbi 90 pyetje
Maqedoni

Keshishev për herë të parë për babanë e Vanjës mësoi në paraburgim, Palevski paralajmëroi mbi 90 pyetje

admin
Last updated: 04/04/2025 13:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Procesi gjyqësor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup me dëshminë e të akuzuarit Vllatko Keshishev. Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve, Keshishev dha detaje për lëvizjet e të akuzuarve në ditën e vrasjes së Pançe Zhezhovskit dhe potencoi se për herë të parë ka kuptuar për babanë e Vanjës kur është marrë në paraburgim.

Keshishev gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjeve për bisedat e zhvilluara në selinë e partisë E Djathta para rrëmbimeve, duke thënë se ai dinte që herën e parë kur hapën gropën do të përdorej për rrëmbimin e njerëzve.

“Pas kësaj nuk kemi biseduar, me aq sa mbaj mend, derisa kjo ndodhi me Pançen në Veles”, tha Keshishev.

Tha se nuk e dinte se për çfarë qëllimi është kryer grabitja dhe as nga kush do të kërkoheshin para. Ai tha se kishte parë një fotografi të personit që supozohej të rrëmbehej, siç tha ai, “pasi kishte parë publikimin në Fejsbuk”.

Në lidhje me pyetjen se nëse dikush ka thirrur në praninë e tij nënën dhe babanë e fëmijës para vrasjes, ai është përgjigjur se nuk ka parë e as dëgjuar, ndërsa i pyetur nëse pas vrasjes dikush ka përmendur nënën dhe babanë e fëmijës, ai është përgjigjur se të gjithë kanë heshtur.

Në pyetjet lidhur me babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski, të cilin e kishte pyetur avokati Vlladimir Tufegxhiq, ai u përgjigj se për herë të parë kishte dëgjuar për Gjorçevskin kur e kishin marrë në paraburgim dhe në burg e kishte kuptuar se ai ishte babai i Vanjës.

I pyetur nëse ka parë apo dëgjuar personalisht se i akuzuari i parë Lupço Palevski ka folur në telefon me babanë e vajzës, Keshishev është përgjigjur kategorikisht: “Kurrë nuk e përcjell me kë flet”.

Gjykimi vazhdoi me marrjen në pyetje të Keshishevit nga ana e të akuzuarit Lupço Palevski. Ai paralajmëroi se ka më shumë se 90 pyetje.

Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Keshishevit, është paraparë të dëshmojnë babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe Lupço Palevski.

Në aktakuzë thuhet se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga e diela ftohje e motit me shi, borë dhe erë
Next Article BDI: Me hapa të rinj në vazhdimësi të reformës gjithëpërfshirëse partiake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?