By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Man Utd përgatit 85 milionë euro për transferimin e lojtarit më të rëndësishëm të Real Madridit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Man Utd përgatit 85 milionë euro për transferimin e lojtarit më të rëndësishëm të Real Madridit
Sport

Man Utd përgatit 85 milionë euro për transferimin e lojtarit më të rëndësishëm të Real Madridit

admin
Last updated: 04/04/2025 16:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manchester United pritet të bëjë një ofertë prej 85 milionë eurosh për një lojtar të Real Madridit i cili është cilësuar si ‘lojtari i tyre më i rëndësishëm’.

United pritet të sjellë një numër përforcimesh në verë, teksa po synojnë të përmirësojnë atë që ka qenë një sezon për t’u harruar në Ligën Premier. 

Të pozicionuar në pozitën e 13-të dhe të etur për ta fituar Ligën e Evropës për të siguruar kualifikimin sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, ‘Djajtë e Kuq’ pritet t’i nënshtrohen një sërë ndryshimeve në verë. 

Një numër lojtarësh janë lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’ dhe raportimet e fundit nga Spanja bëjnë me dije se një ofertë prej 85 milionë eurosh po përgatitet për Federico Valverden. 

Uruguaiani ka tetë gola dhe shtatë asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat deri më tani dhe madje ka mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjet ku nuk kanë luajtur Luka Modric dhe Lucas Vazquez. 

Ani pse ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029 dhe mbetet pjesë e rëndësishme e ekipit të Carlo Ancelottit, Fichajes ka bërë me dije se United e vlerëson atë si një lojtar kyç për projektin e tyre të ri. 

Vinicius Jr, njëri ndër yjet e Real Madridit, e ka përshkruar Valverden si lojtarin më të rëndësishëm të ekipit dhe ka thënë se ai bën çdo gjë në mënyrë fantastike. 

Valverde iu bashkua Real Madridit nga Penaroli në vitin 2016 dhe fillimisht ka luajtur në Real Madrid Castilla para se të bëjë 305 paraqitje me ekipin e parë, duke fituar tre tituj të La Ligas dhe dy të Ligës së Kampionëve.

You Might Also Like

Gjiganti turk ofron 45 milionë euro për Martinellin

Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, belgu: Jam 100 për qind gati

Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi

“Qëndro i fortë, Leo” – Ronaldo i dërgon Messit mesazhin prekës

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: E-mailet e prokurorëve të SPAK nuk u hakëruan, janë publikuar nga brenda
Next Article Paga minimale 500 euro urgjencë shtetërore, qytetarët mjaftë kanë pritur!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?