By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale
Showbizz

Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale

admin
Last updated: 07/04/2025 11:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Finalja e madhe e “X Factor Albania” solli jo vetëm emocione muzikore, por edhe një moment të shumëpritur për publikun shqiptar: rikthimin televiziv të Arbana Osmanit.

Pas një mungese të gjatë nga ekrani, moderatorja e njohur u shfaq për herë të parë në TV Klan, ku u ftua nga Alketa Vejsiu për të komentuar karrierën e saj dhe për të zbuluar arsyet e largimit nga Top Channel.

Arbana u shpreh se ishte ajo vetë që kishte vendosur të tërhiqej përkohësisht nga televizioni. Ajo theksoi se ndjeu nevojën për një pauzë, për të rigjetur veten dhe për të kuptuar drejtimin e mëtejshëm të jetës së saj personale dhe profesionale. Por deklarata e saj duket se nuk është pritur njësoj nga të gjithë.

Foto: Screenshot/TikTok

Vetëm pak ditë më pas, gjatë një prej mbrëmjeve “prime” të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, aktualisht moderatori i spektaklit në Top Channel, u duk se lëshoi një thumb të koduar, por shumë të qartë për publikun.

Ledioni e nisi spektaklin me përshëndetjen karakteristike të Arbanës: “Mirëmëngjes yje”, një frazë tashmë ikonike për moderatoren.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa mbrëmjen e mbylli me një mesazh të fortë që shumëkush e pa si thumbim: “Ka diçka më të ulët dhe më të rrezikshme sesa të gënjesh të tjerët – është të gënjesh veten.”

Për ndjekësit e vëmendshëm të televizionit, kjo deklaratë u përjetua si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Arbana Osmanit dhe intervistës së saj në TV Klan.

Komentet në rrjet shpërthyen menjëherë, me shumë përdorues që spekuluan se Ledioni po e vinte në pikëpyetje versionin e Arbanas për largimin nga televizioni ku ajo kishte ndërtuar një pjesë të rëndësishme të karrierës.

Kjo nuk është hera e parë që mes figurave të njohura të ekranit ndodhin shkëmbime indirekte të tillë, por në këtë rast, ndjeshmëria është edhe më e madhe për shkak të kalimit të Arbanës nga një televizion i madh në një tjetër.

You Might Also Like

“Jo në emrin tim”, Dhurata Dora i bashkohet thirrjes për protestën e 1 tetorit

Pas vendimit të gjykatës, Jozi reagon përmes një postimi: Ka një diell që më shoqëron kudo

Befason Gresa Gashi: Kam humbur rreth 10 mijë ndjekës pas postimeve për UÇK-në

“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa

Brikena dhe Mateo bëjnë hapin e ri, familjes së tyre i bashkohet një anëtar i ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 2500 gjoba për shkelje të rregullave në trafik gjatë fundjavës
Next Article Vritet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohet autori

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?