By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do të mundet Arsim Thaqi ta rregullojë dëmin që shkaktoi Jean Michel Cavalli – ai njëherë ia kishte dalë me Prishtinën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > A do të mundet Arsim Thaqi ta rregullojë dëmin që shkaktoi Jean Michel Cavalli – ai njëherë ia kishte dalë me Prishtinën
Sport

A do të mundet Arsim Thaqi ta rregullojë dëmin që shkaktoi Jean Michel Cavalli – ai njëherë ia kishte dalë me Prishtinën

admin
Last updated: 07/04/2025 11:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtina ka vendosur të ndërrojë trajnerin, duke emëruar Arsim Thaqin dhe duke e larguar francezin Jean Michel Cavalli pas një periudhe zhgënjyese.

Francezi ishte një “tragjedi sportive” për klubin më të madh në vend, duke regjistruar vetëm 8 fitore në 27 ndeshje. Barazimet ishin nota dominante e mandatit të tij, plot 11 të tilla, ndërsa pati edhe 8 humbje – një bilanc që nuk përkon aspak me ambiciet e klubit bardhekaltër.

Prishtina aktualisht renditet në vendin e pestë me 35 pikë, vetëm tri pikë larg zonës së barazhit. Një situatë alarmante që i ka detyruar drejtuesit të ndërhyjnë, ndonëse me vonesë. Megjithatë, siç thotë fjala e urtë: “Më mirë vonë se kurrë”.

Synimet evropiane tashmë janë zbehur ndjeshëm. Kur kanë mbetur edhe vetëm nëntë ndeshje për t’u zhvilluar, Prishtina e sheh Malishevën në vendin e tretë me plot 9 pikë më shumë.

Një distancë e madhe për një ekip që kishte objektiva të mëdha në fillim të sezonit dhe që, sipas drejtorit të përgjithshëm Artan Osmani, pritej të shpallej kampion pesë javë para fundit. Në realitet, aktualisht Prishtina pesë xhiro nga fundi nuk do të arrijë ta sigurojë as mbijetesën.

Rikthimi i Arsim Thaqit një “déjà vu”

Thaqi rikthehet pas gati tetë vitesh. Hera e parë që ai mori drejtimin e skuadrës ishte më 29 mars 2017, në një periudhë gjithashtu të trazuar.

Në atë sezon, ai drejtoi Prishtinën në 11 ndeshje, duke regjistruar 10 fitore dhe vetëm një humbje. Kjo e katapultoi klubin në vendin e dytë në tabelë. Kupa e Kosovës u fitua nga Besa e Pejës pas fitores ndaj Llapit, ku Prishtina përfitoi nga mungesa e licencimit të Besës dhe siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane.

Asokohe, ashtu si tani, Thaqi kishte zëvendësuar një trajner të huaj, gjermanin Lutz Lindemann, i cili kishte lënë skuadrën shumë prapa liderit Trepça ’89. Thaqi arriti ta ngushtonte diferencën nga 15 në 7 pikë dhe përfundoi sezonin duke lënë pas emra si Llapi e Feronikeli, që ishin në garë për kreun.

Sot, rikthimi i Thaqit vjen në një situatë ndoshta edhe më të ndërlikuar. Ai duhet ta shpëtojë Prishtinën jo vetëm nga një krizë rezultatesh, por edhe nga një krizë identiteti.

Për më tepër, Prishtina ndodhet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Dritën – një sfidë e madhe që kërkon stabilitet dhe besim.

Thaqi dikur e nxori Prishtinën nga balta. Por nëse do të arrijë të bëjë të njëjtën gjë edhe kësaj here, do të mbetet për t’u parë.

I sigurt është fakti që ka përpara të paktën 11 ndeshje (9 në kampionat dhe 2 në Kupë) për ta ndryshuar rrjedhën e sezonit. Dhe nëse arrin deri në finale të Kupës së Kosovës, ai do ta ketë edhe një ndeshje më shumë, të 12-tën, ndeshje që do të jetë më e mëdhja e karrierës së tij si trajner.

You Might Also Like

Gjiganti anglez përshpejton negociatat për transferimin e Rashford

Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Ekipi që do të vlente mbi 1.3 miliardë euro: Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës 2026

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbërrin në Durrës anija e parë muze që lëviz nëpër botë
Next Article Trump i goditi me tarifa ishujt e banuar vetëm nga pinguinë dhe foka, ministri i tij shpjegon pse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?