By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara për të shpëtuar liqenin e Prespës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara për të shpëtuar liqenin e Prespës
Maqedoni

Mexhiti: Nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara për të shpëtuar liqenin e Prespës

admin
Last updated: 07/04/2025 14:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti Misionin Këshilldhënës të Ramsarit, të kryesuar nga Flore Lafaye, që po qëndron në vendin tonë për të dhënë këshilla dhe rekomandime ekspertësh se si të trajtohet dhe menaxhohet Liqeni i Prespës, që është në listën e zonave të mbrojtura Ramsar që nga viti 1996, ndërsa vite me radhë po ballfaqohet me problemin e uljes konstante të nivelit të ujit.

Liqeni i Prespës, tha Mexhiti në takim, po përballet me një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit në vitet e fundit, gjë që përbën një kërcënim serioz për sistemin e tij ekologjik.

‘Ndryshimet klimatike, përdorimi i ujit për ujitje, rrjedhjet nëntokësore janë disa nga kërcënimet më të mëdha me të cilat të gjithë duhet të përballemi dhe t’i zgjidhim. Këto probleme nuk mund të presin dhe prandaj nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara’ tha Mexhiti duke theksuar se vendi po bën përpjekje të konsiderueshme në përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe Marrëveshjes së Gjelbër për mbrojtjen e natyrës dhe ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e ujërave.

Mexhiti falënderoi Misionin që iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe i uroj suksese në punë, I cili do të viziton pjesë të Liqenit të Prespës në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi, për të bërë analiza se pse ky fenomen po ndodh.

Përfaqësja e Konventës së Ramsarit znj. Flore Lafaye tha është e lumtur që gjendet në Maqedoninë e Veriut, dhe vlerësoi kujdesin e shtuar që përmes aktivitetve të shumta po e zbaton Ministria e Mjedisit.

‘Jam shumë e lumtur që qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë po bashkëpunojnë jashtëzakonisht mire rreth Liqeneve të Prespës, që janë perla europiane për biodiversitetin që kanë dhe gjithashtu për kontrubutin ndaj njerëzve, andej unë do të dua të vazhdon kjo vëmendje dhe ky kontribut të rritet edhe me ndihmën e BE-së, UNDP-së dhe GEF-it, dhe në bashkëpunim me tre qeveritë të arrijmë rezultatet që I dëshirojmë për zgjidhjen e këtij problemi’, tha Lafaye.

Ministria e Mjedisit e Maqedonisë së Veriut kërkoi nga Sekretariati i Konventës Ramsar vizitën e Misioni Këshillues, ndërsa kësaj kërkese iu bashkuan më vonë edhe Shqipëria dhe Greqia, me ç’ rast pjesë e takimit ishin përfaqësuesit nga Shqiperia, Jula Selmani, Përgjegjëse e Sektorit të Ofrimit të Projekteve nga Agjencia Kombëtare e Zonës së Mbrojtur, dhe nga Greqia Lito Papadopulu, Drejtuese e Njësisë së Menaxhimit të Parkut Kombëtar Prespes dhe Zonave të Mbrojtura dhe Vivi Rumelitu, koordinatore e departamentit të politikave.

Konventa e Ramsarit është një marrëveshje ndërkombëtare e themeluar në vitin 1971, ndërsa zona e parë e shpallur ishte Liqeni i Prespës me Parkun Natyror Ezerani në vitin 1996, më pas Liqeni i Dojranit në 2008, ndërsa në vitin 2021 në listë u shtuan edhe Liqeni i Ohrit dhe Këneta e Studençishtës.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komisioni Anketues për Koçanin, Fronti Evropian akoma nuk i ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme
Next Article VLEN për “Zhurnal” demanton lajmin se këto ditë tre liderët e VLEN-it do takojnë Albin Kurtin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?