By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ANNABEL LI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > ANNABEL LI
Kulturë

ANNABEL LI

admin
Last updated: 14/04/2025 11:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Poezi nga: Edgar Allan Poe
Përktheu: Fan Noli

Ka shumë e shumë vjet
Në një vënt afër në det,
Ish një vajzë që muntni t’a njihni tani
Nënë emërin Annabel Li;
Dhe kjo vajzë më donte edhe tjatër s’kërkonte
Veç t’a deshnja sikundër më desh.

Isha e vogël dhe ish e vogël në vjet
N’atë vënt afër në det;
Po duheshin më tepër se me dashuri
Unë dhe im-Annabel Li;
Me një dashuri që dhe
Engjëjtë lart në lavdi
Që të dyve na kishin zili.

Andaj, tani e shumë vjet,
Tek ky vënt afër në det,
F’ryri veriu nga ret’ e ma ngriu
Të bukurën Annabel Li;
Edhe motrat e saj ëngjëllesha
M’a rrëmbyen, m’a mbyllën në varr se e desha,
Dhe kështu më la shëndet
Nga ky vënt afër në det.

Engjëjtë që skishin sa ne dashuri
Që të dyjve na mbanin mëri.
Po – përandaj, siç e dini vërtet,
Tek ky vënt afër në det
Fryri veriu një nat’ e m’a ngriu
E m’a vrau tim-Annabel Li.

Dashuria që kishim’ ish m’e fortë se çdo dashuri,
S’e ka patur as plak as i ri,
As i marr’, as i urtë njeri
Dhe as Engjëjt e qiellit në erë,
As demonët përposh në skëterrë;
Shpirtin tim s’munt t’a shqitin nga shpirti
I së bukurës Annabel Li.

Se tek hëna që ndrit, syri im ëndërrit
Për të bukurën Annabel Li;
Dhe çdo yll që shkëlqen syt’ e ëmbël rrëfen
Të së bukurës Annabel Li;
Nat’ e ditë e shoh, edhe zemrën m’a ngroh,
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
Përmi varrin ku deti buçet,
I rri pranë mi varrin në det.

You Might Also Like

KËMBËT E TUA

STACIONI

Akademia e Shkencave përkujton në ditën e lindjes akademikun dhe albanologun Rexhep Qosja

KANTI. DITËT E TIJ TË FUNDIT

SHTËPIA JONË E LUMTUR

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident tragjik në Unazën e Madhe në Tiranë: Një e vdekur dhe një e plagosur
Next Article Ndalohen shtatë persona në territorin e SPB Tetovë, tejkaluan shpejtësinë gjatë drejtimit të automjeteve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?