By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndalohen shtatë persona në territorin e SPB Tetovë, tejkaluan shpejtësinë gjatë drejtimit të automjeteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Ndalohen shtatë persona në territorin e SPB Tetovë, tejkaluan shpejtësinë gjatë drejtimit të automjeteve
Kronika

Ndalohen shtatë persona në territorin e SPB Tetovë, tejkaluan shpejtësinë gjatë drejtimit të automjeteve

admin
Last updated: 14/04/2025 11:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

MPB Maqedoni njofton se dje 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri Rrugore Tetovë dhe Gostivar kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë, gjatë të cilit janë evidentuar 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61).

Gjatë kontrollit, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2) për shkak të vozitjes së shpejtë.

“Në magjistralen Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar M.B. (47) nga fshati Çellopek, rajoni i Tetovës, pasi ka vozitur me shpejtësi prej 178 km/h me veturën e udhëtarëve “Rover” me targa kombëtare zvicerane, në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h”.

“Në të njëjtin vend, është privuar nga liria R.A. (42) nga Tetova, e cila me shpejtësi prej 172 km/h drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot” me targa të Tetovës. Gjithashtu, në stacionin e pagesës Zhelinë, është ndaluar A.A. (33) nga fshati Rakovec, pasi me shpejtësi prej 193 km/h ka drejtuar veturën e udhëtarëve Audi me targa të Tetovës”.

“Në magjistralen Shkup-Tetovë, afër vendit “Studena Voda”, është ndaluar V.Z. (24) nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës, pasi me shpejtësi prej 179 km/h në vendin ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h e ka drejtuar veturën e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës dhe S.Sh. (30) nga Tetova për drejtimin e automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/h”.

“Ndërsa në rrugën Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesave Gostivar, është ndaluar A.M. (42) nga Shkupi pasi me shpejtësi prej 171 km/h në vendin ku lejohet shpejtësia 80 km/h e ka drejtuar veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, ndërsa N.B. (54) nga Ohri është arrestuar pasi me shpejtësi prej 165 km/h ka drejtuar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Ohrit. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297a i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

You Might Also Like

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Përleshje masive me thika në Kërçovë: Arrestohen 9 persona

Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

Rrihet pastruesi i shkollës në Dobridoll

Gostivar: Arrestohen 4 persona për vozitje pa patentë shoferi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ANNABEL LI
Next Article Haradinaj: Sjellja e Limajt është e turpshme – mbështetja për LVV-në nënkupton ndarje nga ne

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?