By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OBSH jep alarmin: 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit, rreth 2100 jetë të humbura çdo ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > OBSH jep alarmin: 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit, rreth 2100 jetë të humbura çdo ditë
Bota

OBSH jep alarmin: 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit, rreth 2100 jetë të humbura çdo ditë

admin
Last updated: 26/04/2025 22:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave të fundit, pothuajse 1 në 4 të rinj në kontinent konsumojnë alkool, duke u ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh serioze shëndetësore dhe sociale.

OBSH paralajmëron se pirja e hershme e alkoolit lidhet ngushtë me probleme të shëndetit mendor, rezultate të ulëta akademike, si dhe rreziqe të larta për varësi, depresion dhe vetëvrasje. Alkooli dëmton zhvillimin e trurit të të rinjve dhe rrit ndjeshëm probabilitetin për probleme kronike shëndetësore në të ardhmen.

Statistikat janë alarmante: një në çdo 11 vdekje në Rajonin Evropian lidhet me përdorimin e alkoolit, duke përbërë rreth 800 mijë vdekje në vit. Ky rajon përfaqëson gati një të tretën e të gjitha vdekjeve globale të shkaktuara nga alkooli. Bashkimi Evropian konsiderohet si zona me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, me 7 nga 10 vendet me konsum më të lartë për frymë.

Kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE, duke përbërë një të tretën e tyre. Për më tepër, përdorimi i alkoolit shoqërohet me më shumë se 200 sëmundje dhe gjendje shëndetësore, përfshirë sëmundjet e mëlçisë, kanceret dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Situata është veçanërisht e rëndë tek të rinjtë: në grupmoshën 19-24 vjeç, një në katër vdekje lidhet drejtpërdrejt me konsumimin e alkoolit. Çdo ditë, mbi 2100 persona në Europë humbin jetën për shkak të pasojave të alkoolit.

You Might Also Like

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

El Nino dhe temperaturat rekord, OBSH paralajmëron Evropën për një verë të vështirë

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takimi Aggeler – Mexhiti, mesazh i fuqishëm diplomatik – Qeveria të vazhdojë në rrugën që ka nisur!
Next Article E Majta: Politikanët e VMRO-së nuk janë transparent në deklarimin e pasurisë, antikorrupsioni po i toleron dhe nuk po i heton

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?