By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dushi në mëngjes apo në mbrëmje? Ekspertja zbulon zgjedhjen më të mirë për higjienën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Dushi në mëngjes apo në mbrëmje? Ekspertja zbulon zgjedhjen më të mirë për higjienën
Shëndetësi

Dushi në mëngjes apo në mbrëmje? Ekspertja zbulon zgjedhjen më të mirë për higjienën

admin
Last updated: 26/05/2025 11:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prej vitesh është diskutuar nëse është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në mbrëmje. Disa e shohin dushin e mbrëmjes si mënyrë për t’u qetësuar para gjumit dhe për të kursyer kohë në mëngjes, ndërsa të tjerë preferojnë të pastrohen në mëngjes për të nisur ditën të freskët dhe të rigjeneruar.

Megjithatë, edhe pse zgjedhja shpesh varet nga rutina personale dhe mënyra e jetesës, një eksperte ka dhënë së fundmi një përgjigje të qartë për këtë debat të gjatë. Dr. Primrose Freestone, pedagoge e lartë në mikrobiologji klinike, tha për The Conversation se, nga këndvështrimi higjienik dhe shëndetësor, është më mirë të bëni dush në mëngjes.

Sipas saj, gjatë ditës, trupin e ekspozojmë ndaj një sërë ndotësish dhe mikrobesh që grumbullohen në rrobat që veshim. Këto ndotës përthithen nga lëkura dhe më pas kalojnë në çarçafët tanë gjatë gjumit. Duke qenë se shumë njerëz nuk i lajnë rregullisht çarçafët, dushi në mbrëmje mund të mos jetë aq efektiv sa mendohet – pasi lëkura e pastër bie në kontakt me shtretër të kontaminuar.

“Si mikrobiologe, e mbështes dushin në mëngjes. Në këtë mënyrë, trupi është më i pastër nga mikrobet që grumbullohen gjatë natës, përpara se të vishen rrobat e ditës,” thekson Dr. Freestone.

Ajo shton gjithashtu se gjatë natës, trupi djersit dhe lëshon qeliza të vdekura të lëkurës, të cilat ushqejnë marimangat e pluhurit dhe mund të shkaktojnë reaksione alergjike te disa persona. Kjo është edhe një arsye shtesë pse është më higjienike të bëni dush në mëngjes.

Megjithatë, pavarësisht orës së dushit, ajo thekson se një rutinë e rregullt higjiene është esenciale. Në rast se nuk keni mundësi të bëni dush në mëngjes, kujdesi ndaj pastërtisë së mjedisit të gjumit është shumë i rëndësishëm.

“Rekomandohet që çarçafët dhe jastëkët të lahen të paktën një herë në javë, për të eliminuar djersën, bakteret, qelizat e vdekura dhe yndyrnat e lëkurës që mblidhen me kalimin e ditëve,” thotë ajo.

Larja e rregullt e çarçafëve ndihmon gjithashtu në reduktimin e sporeve të kërpudhave dhe mikrobeve që prodhojnë erë të keqe.

Për më tepër, dermatologët paralajmërojnë kundër përdorimit të sapunit tradicional, pasi ai mund të dëmtojë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Në vend të tij, rekomandohen pastrues të butë, të formuluar posaçërisht për të ruajtur shëndetin e lëkurës pa e irrituar atë.

You Might Also Like

Çfarë duhet të konsumoni për të luftuar celulitin

Bimët që shërojnë shpirtin: Këto gjashtë lule eliminojnë emocionet e rënda

Si ta mposhtni ftohjen?

Çdo ditë pini një gotë qumësht me pak mjaltë: metabolizmi do të punojë si sahat!

Trupi i njeriut ka nevojë për 10 ditë në det

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DUKE VAJTUAR BABAIN TIM
Next Article Arne Slot takohet me një person të veçantë pas festimit të titullit të Liverpoolit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?