Një person ka deklaruar se ishte shantazhuar nga një person tjetër i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.05.2025 ka deklaruar se ishte shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.