By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisi “Java e Albanologjisë”, zgjat deri më 30 maj, marrin pjesë 107 studiues nga vendi, rajoni dhe bota
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nisi “Java e Albanologjisë”, zgjat deri më 30 maj, marrin pjesë 107 studiues nga vendi, rajoni dhe bota
Maqedoni

Nisi “Java e Albanologjisë”, zgjat deri më 30 maj, marrin pjesë 107 studiues nga vendi, rajoni dhe bota

admin
Last updated: 26/05/2025 11:59
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës ka nisur sot edicioni i gjashtëmbëdhjetë i konferencës vjetore shkencore “Java e Albanologjisë”, ngjarje e rëndësishme që mbledh studiues të njohur nga fusha të ndryshme të albanologjisë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj jave, nga 26 deri më 30 maj, do të zhvillohen pesë sesione tematike që mbulojnë fusha qenësore të dijes shqiptare: historinë, folklorin dhe etnomuzikologjinë, letërsinë, etnologjinë dhe gjuhësinë. Çdo ditë do të jetë e dedikuar për një temë qendrore, me pjesëmarrje të studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi punën e studiuesve albanologë dhe rolin thelbësor të tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Duke iu drejtuar studiuesve pjesëmarrës në konferencë, Kurti theksoi rëndësinë e disiplinave albanologjike për vetëdijen kombëtare dhe kulturën shqiptare, duke mos lënë pa përmendur edhe sfidat dhe keqpërdorimet që këto fusha përballojnë në realitetin politik bashkëkohor.

“Ju jeni ata që gjatë gjithë punës suaj shkencore merreni me pjesën më thelbësore të identitetit të popullit tonë, që nga gjuha, letërsia, folklori, etnografia, këngët dhe gjithçka që kulturalisht na bën këta që jemi, shqiptarë. Periudha e lindjes së albanologjisë përkon me periudhën e ndërgjegjësimit tonë kombëtar…

Si në të kaluarën edhe sot dijet albanologjike ballafaqohen me sfida të caktuara, qoftë kur bëhet fjalë për vazhdimësinë iliro-shqiptare, qoftë për autoktoninë e shqiptarëve në këto treva. Po të kishin qenë ato pjesë e debateve të mirëfillta shkencore, do të kishin qenë vërtet të mirëseardhura, por për fat të keq, debate të tilla shpesh janë pjesë e një propagande e agjendave politike, që shkencën e kanë vetëm si mbulesë për të shkuar përpara dhe për të zbatuar plane të vjetra shekullore për spastrime etnike të shqiptarëve. Në anën tjetër, veçoritë e caktuara të popullit tonë, që brenda nesh kanë bashkëjetuar dhe bashkëjetojnë në një harmoni shekullore, siç është prania e disa religjioneve, ka tendenca që po nga këto qarqe të paraqiten në mënyrë të shtrembëruar, edhe si realitete konfliktuoze”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Naim Berisha, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për trashëgiminë shkencore shqiptare.

“Instituti ynë i lindur në rrethana të vështira historike, qëndron si një nga më jetëgjatët, më të dëshmuarit dhe më të qëndrueshmit në kërkimin shkencor. Një shtyllë e dijes kombëtare dhe vatër e palëkundur e studimeve shqiptare. Java e Albanologjisë është shndërruar në një traditë të qëndrueshme dhe hapësirë të rëndësishme shkencore për paraqitjen dhe analizën e arritjeve në Albanologji. Gjatë këtyre viteve janë hartuar mbi 80 punime… punimet botohen në dy vëllime. Që deri më tani përbëjnë një fond prej 36 numrash të trashëgimisë shkencore të institutit. Në edicionin e sivjetmë, do të marrin pjesë 107 studiues nga vendi, rajoni dhe bota”, tha ai.

Ambasadori Petrit Malaj, tha se ky aktivitet është një dëshmi që albanologjia është dhe do të mbetet një hapësirë e përbashkët kërkimi, dialogu dhe identiteti kombëtar.

“Ky aktivitet i përvitshëm nga Instituti i Albanologjisë nuk është thjesht një takim akademik, por akt përkujtimi, nderimi dhe vlerësimi ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët gjuhësore dhe historike. Është një thirrje ndaj kujtesës sonë kolektive dhe një nxitje për ta avancuar në fusha në të ardhmen. Është një dëshmi që albanologjia është dhe do të mbetet një hapësirë e përbashkët kërkimi, dialogu dhe identiteti kombëtar. Edhe këtë vit, organizimi në pesë sesione dëshmon për një qasje të gjerë ndërdisiplinore dhe gjithëpërfshirëse në trajtimin e çështjeve të identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare”, tha ai.

Konferenca u hap sot me Sesionin e Historisë, me temën: “Ndërthurja e identitetit fetar te shqiptarët nga besimet pagane te pluralizmi bashkëkohor”. Studiuesit trajtuan mënyrën se si identiteti fetar ndërtohet dhe ndryshon në hapësirat shqiptare përmes kohëve, duke prekur tema të ndërlidhura me historinë, kulturën dhe përkatësinë shpirtërore të shqiptarëve.

Më 27 maj do të mbahet Sesionit i Folkloristikës dhe Etnomuzikologjisë, ku do të diskutohet roli i këngës si formë rrëfimi, tekst artistik dhe praktikë social-kulturore. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë mënyrat se si kënga pasqyron përvojën kolektive dhe ndikon në ruajtjen e kujtesës kulturore.

Kritika letrare shqipe 1945–1990 do të jetë në fokus të Sesionit të Letërsisë, më 28 maj, ku pritet një qasje analitike dhe reflektive mbi zhvillimin dhe ndikimin e kritikës letrare gjatë periudhës socialiste në Shqipëri dhe Kosovë.

Më 29 maj do të mbahet Sesionit i Etnologjisë, me temën: “Kultura shqiptare dhe etnologjia urbane”, me synim të hedhë dritë mbi transformimet kulturore në mjediset urbane shqiptare dhe mënyrën se si ato ndërthuren me traditat dhe identitetin kolektiv.

Java do të mbyllet më 30 maj me Sesionin e Gjuhësisë, ku do të trajtohet nevoja për një leksikografi bashkëkohore, duke diskutuar qasjet moderne në hartimin e fjalorëve dhe përpunimin e pasurisë leksikore të gjuhës shqipe.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit
Next Article Ismajli: Skandal milionësh, Peci dha me qira impiantin e mbetjeve shtazore pa ankand publik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?